E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria Sulmi ajror i izraelit nje akt lufte

Sulmet ajrore izraelite kundër depozitave ushtarake siriane pranë Damaskut kanë ngjallur reagime të ashpra në vend. Pas bombardimeve të një dite më parë, fraksionet e rebelëve sirianë kanë bërë apel për bashkim për të shfrytëzuar këtë moment dobësie të Damaskut. Regjimi ka reaguar menjëherë duke thënë se veprimi i shtetit hebre është një deklaratë lufte dhe ka denoncuar ngjarjen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ministri sirian i informacionit është shprehur se pushtuesi izraelit ka kryer një agresion kundër Sirisë. Një operacion që Izraeli nuk e kishte diskutuar më parë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës por që gjithsesi ka marrë mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë. Kjo në kuadër të vetëmbrojtjes së shtetit hebre. Sulmi ka pasur si objektiv furnizimet me raketa iraniane për lëvizjen shiite libaneze Hezbollah. Izraeli ka vendosur trupat e tij ushtarake në veri të vendit përgjatë kufirit me Libanin dhe Sirinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›