E Shtunë, 31 Tetor 2026

TTP: Osama bin Laden është gjallë

Tehrik-e-Taliban Pakistan (TTP) hodhi poshtë raportet e publikuara se lideri i Al Kaedas Osama Bin Laden është vrarë.
 

Televizioni pakistanez “Geno News”, bëri publik deklaratën e kreut të TTP i cili tha se raportimet e mediave amerikane janë të rreme.
 

Më herët presidenti i SHBA-ve, Obama deklaroi se udhëheqësi i rrjetit terrorist të Al Kaidës Osama Bin Laden, është vrarë në një operacion të forcave amerikane në Pakistan.
 

“Sot, me udhëzim timin, Shtetet e Bashkuara ndërmorën një operacion kundër këtij kompleksi në Abotabad të Pakistanit. Një ekip i vogël amerikan e kreu operacionin me guxim dhe aftësi të jashtëzakonshme. Ata u treguan të kujdesshëm për të mos lënë mundësi për lëndime në radhët e trupave amerikane dhe për të shmangur viktima në radhët e civilëve. Pas një shkëmbim zjarri ata vranë Osama bin Ladenin dhe morën nën kontroll trupin e tij” theksoi Obama.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›