E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhepi: Isa i di teknikat e UDB-së

Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi vazhdon të jetë protagonist në deklaratat e tij. Në javën kur u përplas fort dhe në pikë pa kthim me EULEX-in, Rexhepi ka përgjigje edhe për deklaratat e Isa Mustafës, që krahasoi policinë e Kosovës me UDB-së.

“Është krahasim i papranueshëm. Por, ndoshta Mustafa i di teknikat e UDB-së, dhe prandaj ka folur. Për gjithçka nëse ka pasur kalim kompetencash aty është Inspektorati i Policisë”, ka thënë Rexhepi. Sipas tij, është e papranueshme që një deklaratë e tillë të vijë nga kryetari i kryeqytetit dhe nga lideri i partisë së dytë më të madhe në vend.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›