Siria injoron ultimatumin e Liges Arabe - Nuk ka front te bashkuar kunder Assadit

Assad injoroi edhe nje ultimatum te Liges Arabe. Ai nuk respektoi te premten afatin e caktuar gjoja per here te fundit nga Liga Arabe. Aleanca e shteteve arabe reagoi por jo duke vene ne zbatim sanksionet me te cilat kishte kercenuar por perseri me ne zgjatje te afatit fillimisht deri ne mesnaten e te shtunes 26.11..
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Mungon qendrimi unik - Liga Arabe zgjat afatin e ultimatimit ndaj Sirise. Nuk ka front te bashkuar kunder Sirise
Siria sipas nje perfaqesuesi te Liges Arabe ka nevoje per me shume informacione. Edhe pse prej kohesh eshte e qarte se cfare duan vellezerite arabe prej Assad-it ndaljen e menjehershme te dhunes kunder popullit te tij terheqjen e te gjitha trupave lirimin e te burgosurve dhe lejimin e vezhgueseve te huaj dhe gazetareve. Perndryshe do te hyjne ne fuqi sanksionet arabe pezullimi i trafikut ajror me Sirine ndalimi i bizneseve me banken shteterore bllokimi i llogarive bankare dhe ndalimet e udhetimit.
Dhuna ne Siri vazhdon
Nderkohe qe Assad-i i terheq per hunde fqinjet e tij ne Siri vazhdojne te vdesin njerez te tjere. Nderkohe thuhet te jene me shume se 3500 vete sa kishte konfirmuar OKB. Opozita numeroi te enjten dhe te premten 24./25.11. mbi 50 viktima ne mesin e tyre edhe shume ushtare dhe dezertore. Rezistenca kunder Asad-it po behet gjithnje e me e dhunshme. Thirrjet per nje nderhyrje po shtohen nga dita ne dite sidomos nga mergata si per shembull nga Ashraf al-Moqdad
Assadi mund te mundet vetem ushtarakisht. Me dhune apo te pakten me kercenime te qarta.
Turqia nje vend mik i ngushte dhe partneri me i madh tregtar i Sirise duket se eshte e gatshme per te ndermarre veprime ushtarake. Ministri i saj i Jashtem premton tolerance zero per Sirine deshiron ti dale ne krahe Liges Arabe. Turqia toleron bazat e Ushtrise se lire siriane ne territorin e saj dhe veprimet kunder Assad-it. Por kunder njesive speciale besnike te Assadit rebelet nuk kane asnje shans te vertete.
Eksperti per Lindjen e Mesme Joseph Kechechian mendon Ata mund te shtypin kryengritjen per muaj te tere. Ndoshta do te kemi 50 000 te arrestuar dhe vrasjet do te vazhdojne. Por pushteti ne Siri megjithate nuk po i kontrollon rruget. Dilema e tyre eshte qe po izolohen edhe me shume nga bota arabe refozojne inciativat e shteteve arabe por ajo do te ishte e vetmja rrugedalje e regjimit.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Assad shpreson ne mbeshtetjen e metejshme te Rusise dhe Kines Assad ka ende mbeshtetje nga miq te fuqishem
Assadit i mbeten prape miqte e fuqishem mbeshtetjen e te cileve e gezon ende Rusia dhe Kina fuqi me te drejte vetoje ne Oranizaten e Kombeve te Bashkuara. Bashke me Brazilin Indine dhe Afriken e Jugut ato paralajmerojne nga nje nderhyrje ne Siri. Dhe kur flitet per sanksionet as vendet arabe nuk jane unike.
E ardhmja e Sirise nuk eshte ne duart e Turqise Jordanise Libanit apo Irakut. Ajo eshte ne duart e sirianeve. Ata duhet te vendosin vete se cfare duhet te ndodhe me pas. Duket qarte se ata nuk mund te arrijne me asgje me kete udheheqje te tanishme ata duan te shkeputen nga e kaluara. Kjo me siguri qe do te jete edhe me pergjakshme se deri tani sic po e sheh edhe vete regjimi.
Ndersa ne Siri vazhdojne te shtenat dhe Assadi i le te prese arabet televizioni i tij kombetar tregon turma ne Damask dhe qytete te tjera te cilat protestojne kunder sanksioneve dhe kritikojne Ligen Arabe si nje vegel te Perendimit.
Autor Ulrich Leithold / Esat Ahmeti
Redaktoi E. Xhani