E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me topa uji kundër protestuesve

Policia gjermane ka intervenuar të premten me topa uji, kur në veri të vendit ishte mbledhur një grup njerëzish për të protestuar kundër trenit me mbetje të përpunuara radioaktive, që vinte nga Franca.

Policia njoftoi se reagoi kur protestuesit hodhën petarda dhe ngjyrë drejt policëve, njoftuan mediat gjermane.

Protestuesit bllokuan udhëkryqin në Metzinger, në afërsi të Stuttgartit, gjegjësisht në vendin ku do të duhej të depozitoheshin mbetje e përpunuara bërthamore.

Dy ditë më herët, në Valognes të Francës, gjatë përleshjeve me policinë u arrestuan pesë persona që po protestonin kundër nisjes së trenit të ngarkuar me mbetje të përpunuara bërthamore drejt Gjermanisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›