E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moska kundër sanksioneve Sirisë

Moska zyrtare deklarohet kundër sanksioneve dhe presioneve ndaj Sirisë, njoftoi të premten Ministria e Jashtme e Rusisë.

Në ditën kur po skadonte ultimatumi i Ligës Arabe ndaj regjimit në Damask, Ministria e Jashtme ruse bëri thirrje për dialog mes palëve të konfrontuara.

"Në këtë moment nuk na duhen rezoluta, sanksione dhe presione të reja, por një dialog brenda Sirisë”, theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Alekander Lukashevich, në një deklaratë të transmetuar nga televizioni rus. Rusia kështu vazhdon t’i kundërvihet çfarëdo iniciative, përfshirë këtu edhe një intervenim eventual ushtarak, ndaj regjimit të Bashar al-Assad.

"Përzierja në punët e brendshme siriane,përmes përdorimit të dhunës, është plotësisht e papranueshme për Rusinë. Çështja e të drejtave të njeriut nuk guxon të shërbejë si pretekst për një intervenim të tillë”, sqaroi Lukashevich pozicionin rus.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›