Dënohet aktivisti bjellorus

Beliacki (49) është shefi i organizatës ‘Vesna-96’, e cila angazhohet për të drejtat e një numri të madh të aktivistëve opozitarë që po ndiqen penalisht nga administrata presidentit bjellorus, Aleksander Lukashenko.
Zyrtarët e lartë të BE’së bënë thirrje për lirimin e Beliackit, duke vlerësuar se akuzat ndaj tij paraqesin “një arsyetim të motivuar politikisht me qëllim të pamundësimit të punës së tij të rëndësishme për mbrojtjen e viktimave të represionit”.
"Gjykata konsideron se shqiptimi i një dënimi më të butë nuk është i mundur”, tha gjykatësi Sergey Bondarenko derisa po e shqiptonte dënimin, që u përcoll me mospajtime në gjykatore.
Organizata ‘Vesna-96’ ndërkohp njoftoi se paratë që Beliacki i mban në Poloni dhe Lituani i takojnë organizatës, dhe se ato janë ndarë për pagimin e aktiviteteve për mbrojtjen të drejtave të njeriut, si dhe për mbështetjen e të burgosurve politikë dhe familjeve të tyre.