E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statuja e Skënderbeut do të vendoset në Budapest

BUDAPEST -  Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe 90-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve mes Hungarisë dhe Shqipërisë, në një nga sheshet kryesore të Budapestit do të vendoset statuja e Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Kjo është konfirmuar nga kreu i Parlamentit të Hungarisë, Laszlo Kover, gjatë takimit të zhvilluar me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli.

Zoti Kover theksoi mbështetjen e vendit të tij ndaj proceseve integruese të Shqipërisë. “Megjithë krizën në eurozonë, ne jemi të mendimit se zgjerimi i Bashkimit Europian është zgjidhja më e mirë.”-u shpreh Kover.

Parlamenti i Hungarisë dhe Kuvendi i Shqipërisë po punojnë për aktivitet që do të organizohen në vitin e përvjetorit të madh të 2012-ës. Në fillim të vitit të ardhshëm do organizohet ceremonia e nisjes së projektit IPA, midis Hungarisë, Francës dhe parlamentit shqiptar.

Gjatë vizitës së saj në Hungari, kryetarja e Kuvendit ishte e ftuar nga Instituti i mirënjohur i Politikës së Jashtme të Hungarisë, për të referuar e bashkëbiseduar për modelin ekonomik të Shqipërisë, për potencialet dhe mundësitë që ajo ofron.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›