Policët pa patentë, një vit kohë për ta dorëzuar, ndryshe lirohen
07/12/2011 Vendimi i qeverisë. Tjetër objektiv, 50 për qind e efektivëve të policisë të jenë femra
TIRANË- Të gjithë policët që nuk dinë t’i japin makinës do të duhet t’i japin lamtumirën punës së tyre. Kështu ka vendosur së fundmi qeveria, e cila u ka lënë një afat uniformave blu për të paraqitur fotokopjen e patentës, pasi në të kundërt ata do të lirohen nga detyra. Mesa duket në këtë rast janë favorizuar gratë, të cilat kanë kohë plot një vit për ta sjellë fotokopjen e patentës, ndërsa burrat janë të detyruar ta sjellin sa më shpejt. Gjithsesi afati i fundit për të gjithë aplikantët mbetet një vit. Një tjetër risi e këtij vendimi të fundit të qeverisë është edhe objektivi që i lihet policisë për të realizuar, ku parashikohet që 50 për qind e uniformave blu të jenë femra. Nëse kjo nuk arrihet do ndërmerret fushatë për ta plotësuar këtë kuotë të parashikuar. Rritja e pjesëmarrjes së grave në polici momentalisht mbetet një ndër synimet madhore të Ministrisë së Brendshme e Policisë së Shtetit, ku është vënë re angazhimi direkt i krerëve, të cilët kanë ndërmarrë disa fushata sensibiluzuese.
Vendimi për patentat
Në rregulloren e miratuar me vendimin nr.804, datë 21.11.2007 të Këshillit të Ministrave parashikohet ky ndryshim që përfshin dokumentet që policët duhet të paraqesin. Ndër to është edhe fotokopja e dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B, e cila për gjininë më pak të përfaqësuar (femrat), mund të paraqitet në një afat kohor deri në 12 (dymbëdhjetë) muaj pas fillimit të shkollës bazë të policisë. Nëse aplikantët nuk e paraqesin këtë dokument brenda 12 muajve, lirohen nga Policia e Shtetit.
Gratë në polici
Gjithashtu parashikohet edhe një tjetër ndryshim ku thuhet se aplikantët renditen në listën përfundimtare, sipas rezultateve të arritura dhe gjinisë. Kjo listë shpallet publikisht, jo më vonë se të nesërmen e ditës së përfundimit të procesit të intervistimit Në varësi të vendeve të lira në Policinë e Shtetit, kandidatët, që do të përzgjidhen, bazuar në listën e rezultateve të arritura sipas rendit zbritës dhe gjinisë, kanë të drejtë të vazhdojnë procedurat e mëtejshme të testimit. Minimalisht 50% e kandidatëve që pranohen në polici të jenë nga gjinia më pak e përfaqësuar. Kur në listën respektive nuk ka kandidatë të mjaftueshëm për të plotësuar këtë kuotë, atëherë realizohet një fushatë e re pranimi vetëm për gjininë e nënpërfaqësuar.