E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarkozy: Kriza mund të shkatërrojë BE, besimi çelësi i gjithçkaje

Presidenti i Francës Nikola Sarkozy, në një deklaratë për krizën në Eurozonë është shprehur se Franca i ka rezistuar kësaj krize. “Kur ekonomia u fut në recesion Franca i rezistoi. Franca ka një demokraci dinamike”, theksoi Sarkozy. Presidenti u shpreh se reforma e sistemit social është detyrë urgjente dhe se duhet të ndryshojë. “Nuk mund të heqim dorë nga energjia bërthamore”, ka theksuar Sarkozy. Sipas tij investimi sjell investim dhe është shprehur se do krijohen sa më shumë vende pune. Presidenti ka premtuar që në janar do të ftojë punëdhënësit për një zgjidhje. “Rritja ekonomike do të rrisë vendet e punës. Na duhet një model i ri ekonomik. Duhet të përballemi me realitetin, ka theksuar presidenti. Përsa i përket çështjes së emigrimit kreu i Francës është shprehur se nuk do të pranohet emigrimi i pakontrolluar. “Duhet të mbrojmë identitetin tonë”, ka bërë thirrje Sarkozy. Ajo që kemi nevojë u shpreh Sarkozy është politika industriale dhe Europa duhet të hapë tregjet. “Kjo është një krizë serioze që mund të shkatërrojë BE-në. Në zemër të BE-së ka një krizë. Kjo mund të përfundojë duke vendosur besimin. Asnjë vend në Eurozonë nuk do të lejohet të falimentojë. Besimi është çelësi i gjithçkaje. Ajo që ndodhi me Greqinë nuk do të ndodhë më. BQE do të luajë rolin kryesor për zgjidhjen e krizës. Të forcojmë mekanizmat për të parandaluar krizën”, ka theksuar Sarkozy.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›