Italia nën panik, tronditet sërish nga tërmeti
ITALI- Një tjetër tërmet i fortë me magnitudë 5.1 i shkallës rihter goditi mbrëmë vonë Emilia Romanën, fatmirësisht pa shkaktuar viktima, por duke shkatërruar kullën simbol të Novit në Modena. I njëjti rajon është tronditur nga dy tërmete të mëparshme gjatë dy javëve të shkuara, duke shkaktuar shumë të vdekur.
Një dëshmitar deklaroi për tërmetin e mbrëmshëm se lëkundjet ngjasonin si një dallgë deti, ndërsa një tjetër tha se ndihej i lodhur fizikisht dhe psikologjikisht nga tërmetet e shumta që po godasin rajonin e Emilias. Më herët, dy përfaqësues të Komisionit Europian vizituan zonën e prekur për të parë dëmet e shkaktuara në mënyrë që të jepet edhe ndihma e nevojshme. 24 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 16 mijë të tjerë janë detyruar t’i braktisin shtëpitë për shkak të lëkundjeve të shpeshta të tokës.
(e.m/News24/BalkanWeb)