E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria përshpejton prodhimin e armëve kimike

Damask - Në artikullin në faqen e internetit të revistës Jane Defence, që njihet për botimet në lidhje me industrinë e mbrojtjes dhe të armëve shkruhet se përpjekjet ndërkombëtare për ndalimin e armëve të shfarosjes në masë nuk ishin të suksesshme dhe se Siria ka vite të tëra që prodhon armë kimike. Artikulli thekson se armët kimike prodhohen në një fabrikë që gjendet në veriperëndim të Sirisë. Revista ka përdorur dhe pamje të marra nga satelitët gjatë viteve 2005-2008 nga zona në fjalë.

Forcat Ajrore të Izraelit sulmuan fabrikën në Siri gjatë shtatorit të vitit 2007 dhe qeveria amerikane kishte pretenduar se vendi i goditur ishte një fabrikë bërthamore që po ndërtohej në fshehtësi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›