Organizata per Bashkepunim Ekonomik dhe Zhvillim kerkon fond me te fuqishem shpetimi dhe reforma ne eurozone

Ne nje raport te ri te marten Organizata per Bashkepunim Ekonomik dhe Zhvillim ofroi nje doze te vogel lajmesh te mira per Evropen duke parashikuar nje rritje te vogel per te 17 vendet e eurozones. Si Fondi Monetar Nderkombetar ashtu edhe Komisioni Evropian parashikojne se ekonomia e eurozones do te tkurret gjate ketij viti.
Por ne nje konference shtypi ne Bruksel Sekretari i Pergjitheshem i
Organizates per Bashkepunim Ekonomik dhe Zhvillim Angel Gurria parashikoi se kriza e borxheve per eurozonen eshte shume larg perfundimit dhe theksoi hapat per te cilat ai tha se jane jetesor per rajonin per ta marre veten nga dy vite renie.
Evropa ka nevoje te shtoje perpjekjet per te krijuar kushte per rritje te qendrueshme. Perparimi po vjen por ne ende nuk jemi jashte rrezikut.
Nderkohe qe vleresoi perparimet e bera zoti Gurria u beri thirrje vendeve te eurozones qe te balancojne masat shtrenguese me ato te rritjes konkurrences dhe punesimit.
Nuk duhet harruar se 24 milion njerez ne Evrope jane te papune dhe se papunesia mes te rinjeve ka arritur nivelet rekord ne 50 perqind ne disa vende.
Per zotin Gurria hapi me i nguteshem ishte thirrja qe ai u beri vendeve te eurozones per te shtuar fondin e shpetimin ne 1.3 trilion dollare per te siguruar besimin ndaj tregut ne eurozone.
Siguria financiare duhet te arrihet per tu siguruar qe madje nuk do te jete nevoja e perdorimit te fondit te shpetimit. Qe njerezit ta dijne qe egziston dhe nuk do te perpiqen as te spekulojne dhe as sa e forte qe eshte.
Ministrat e financave te Bashkimit Evropian do te diskutojne rritjen e fondit te shpetimit kur te takohen ne Kopenhagen te premten. Gjermania ka sinjalizuar se mund te mbeshtese nje rritje prej 930 miliard dollaresh cka nuk ploteson rekomandimet e bera nga Organizata per Bashkepunim Ekonomik dhe Zhvillim.