E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amerikanët: Clinton presidente në 2016

Shumica e amerikanëve do të donin që Hillary Clinton të kandidonte për presidente në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2016. Kështu tregon një sondazh i Langer Research Associates, i bërë për kompanitë prestigjioze mediatike amerikane, ABC NeWs dhe Washington Post.

Sipas të dhënave, 57 për qind e amerikanëve do ta mbështesnin Hillaryn në garën presidenciale dhe vetëm 37 për qind do të kundërshtonin kandidimin e saj.

Si transmeton TCH, në favor të Hillary janë 66 për qind e grave dhe 49 për qind e burrave. Sipas anketës, 68 për qind aprovojnë gjithashtu punën e saj në drejtimin e Departamentit të Shtetit.

Së shpejti Clinton pritet të lërë detyrën e shefes së diplomacisë amerikane, për arsye, siç tha ajo pak kohë më parë, të udhëtimeve të shumta që i shkaktonin lodhje për shkak të moshës.

Megjithatë, ajo nuk e ka mohuar kurrë mundësinë që të garojë sërish për drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, sikurse bëri në vitin 2008, por humbi në pjesën e emërimeve kundër Barack Obamës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›