E Diel, 1 Nëntor 2026

Sirivriten 10 femije ne nje kend lojerash

Sulmet me bomba te qeverise siriane nuk kane goditur vetem aktivistet e opozites por edhe fëmijët. Denoncimi i masakrës është kryer nga opozita sipas të cilës një avion ushtarak ka lëshuar një bombë të tillë në një shesh lojërash, duke lënë të vdekur 10 fëmijë.

Video e postuar në internet tregon trupat e pajetë të fëmijëve e nënat e tyre të pikëlluara mbi ta. Dy vajza shihen të shtrira përbri njëra- tjetrës në videon shokuese e në terren ka copëza që vërtetojnë se sulmi ishte kryer me bomba thërmuese. Sipas aktivistëve mbi fshat janë hedhur të paktën dy bomba të tilla. Mbi 70 thërrmija ishin gjetur në zonë. 15 fëmijë kishin mbetur të plagosur në sulm.

Fëmijët u vranë kur një avion luftarak i cili bombaroi një shesh lojërash, në lindje të Damaskut. Qeveria siriane i hodhi poshtë akuzat si "të pabaza".
Komitetet lokale që luftojnë kundër Al Assad flasin për një përshkallëzim të luftimeve e thonë se të dielën viktimat në mbarë vendin ishin 114 nga të cilët 14 fëmijë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›