Spahiu Pallati Drejtesie per Tiranen

Ne takimin publik i cili u zhvillua ne nje nga sallat e gjykimit ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane me te pranishem gjyqtaret dhe perfaqesuesit e medias nenkryetari i KLD-se konstatoi gjendjen e mjerueshme dhe kushtet e veshtira te punes ne gjykaten e Tiranes. Lidhur me kete konstatim z. Spahiu u shpreh Ka ardhur koha kur kryeqyteti i Shqiperise Tirana te kete nje Pallat Drejtesie ku te perfshihen gjykatat e te gjitha niveleve ne kete qytet prokuroria policia gjyqesore Keshilli i Larte i Drejtesise dhe cdo institucion tjeter qe lidhet me pushtetin gjyqesor. Ne mungese te nje pallati drejtesie se paku viti 2011 duhet te gjeje Tiranen me nje ndertese te re per gjykaten ku gjyqtaret te punojne ne kushtet dhe standardet e kerkuara nga kushtetuta si dhe te garantohen parimet baze te barazise ne nje proces te rregullt ligjor te kerkuar dhe nga konventa evropiane. Pa keto standarde do te jete i veshtire garantimi i transparences dhe eficences ne proceset gjyqesor. Keto deklarime jane bere gjate prezantimit te tete magjistrateve te emeruar dy dite me pare nga Presidenti i Republikes se Shqiperise per fillimin e ushtrimit te perkohshem te detyres si gjyqtare prane kesaj gjykate. Gjate prezantimit z. Spahiu u shpreh se ky brez magjistratesh jane faqja e re e pushtetit gjyqesor ne Shqiperi. Ata nepermjet profesionalizmit integritetit dhe disiplines ne pune do te ndryshojne imazhin dhe performancen e pushtetit gjyqesor.