E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atipiku Rama dhe aparatçikët e politikës shqiptare

Robert Qafzezi

-Vendimet e qeverisë “Rama”, shumë simbolike, të prera, të sakta, tregojnë edhe njehere atipizmin, guximin e një artisti në politikën shqiptare të zhgrryer nga aparaçikët e te gjitha ngjyrave të mbushur nga tërë koleksionet e veseve, servileve, mungesës të inicaativave personale, qorrllëkut politik të zvjerdhur, trashjes intelektuale, kapriçove etj. Që në minutat e para ndihet energjia për drejtësi e dinjitet shtetëror, kundra çdo butaforie, qoftë kjo edhe presidenciale. Ndihet qartë mesazhi që jep shpresë për një qeverisje ndryshe, për një oksigjenim të ri europian ku populli të ketë mundësinë e komunikimit direkt me qendrën e pushtetit të cilën ai vete e zgjodhi. Kryeministria e bunkerizuar nga betonet, hekurat, e frengjitë e hakmarrjeve kanuniane, ku popullit i ishte lënë diku larg një frëngji për të komunikuar nga ku nuk dukesh as koka e bashkëfolësit, rrethuar me gardistë të armatosur deri në dhëmbë, e me qindra “civilë” përreth për të vëzhguar me imtësi” dyshimet”,”thashethemet”, apo “vështrimet” jo shume të “paqme” ndaj godinës shtetërore nga e cila dilnin makina të blinduara e me xhama të zinj me shpejtësi marramendese si në kohë lufte. Pra kjo ishte kryeministria, ky bunker i shurdhët ky “kryeinstitucion”që tregonte më mirë se kushdo tjetër vitrinën e demokracisë institucionale shqiptare. Ky bunker që do të “villte” edhe zjarr e hekur kundra popullit të vet, nga frika e humbjes së kolltuqeve dhe privilegjeve nga më maramendëset. Institucionet shqiptare kishin mbetur akoma në “shkretetirën” e administratës diktatoriale ku asnjë letre nuk i kthehej përgjigje qoftë kjo edhe negative. Heqja e portretit të presidentit është nje akt kundër “butaforisë” në strukturat shtetërore shqiptare, kundër kukullave për zbukurime klanore, si dhe hedh dritë për rrugë e imazhe të reja të ndërtimit të shtetit shqiptar mbi baza reale e të pafalsifikuara, në formë dhe esencë.


Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›