Heqja e doganes se automjeteve ndihmon bizneset

Ndryshimi i mënyrës së taksimit të automjeteve dhe bërja zero e tarifës së importit ka ndihmuar më së shumti bizneset. Për Albanian Screen, krerët e drejtorisë së Transportit Rrugor thonë se veç mjeteve që përdoren nga individët ka hyrje të mëdha të mjeteve të punës.
“Ka filluar të rritet numri i mjeteve të punës. Pra, ato që i shërbejnë drejtëpërdrejt biznesit sepse është pikërisht kjo kategori biznesi e cila përfiton dhe është munduar ta shfrytëzojë këtë përfitim që ka për të rinovuar parkun e mjeteve që ka në dispozicion. Pra, mosha e mjeteve që po importon biznesi është më e re se sa mosha e mjeteve që përdorte deri më tani”- tha Pinari.
Sipas të dhënave, në këto tre javë që kanë hyrë në fuqi ligjet për mënyrën e re të taksimit ka shtim të importit të mjeteve. Drejtori i përgjithshëm thotë se ka një rënie të hyrjes së mjeteve të vjetra.
“Në territorin doganor shqiptar është rritur fluksi i mjeteve të cilat importohen. Relativisht në momentin e rregjistrimit ne na interesojnë shumë të dhënat teknike të mjetit dhe nga të dhënat operative që kemi deri tani numri i mjeteve që janë futur është relativisht është në moshë të re. Pra nuk kemi më importim të mjeteve shumë të vjetra”- Pinari.
Me datë 24 gusht hyri në fuqi heqja e tarifës së importit si dhe mënyra e re e taksimit të automjeteve që do të qarkullojnë në Shqipëri. Sipas të dhënave, rreth 100 automjete hyjnë çdo ditë në procedurat e doganës dhe më pas kryejnë targimin. Kjo shifër është më e lartë se periudha para 24 gushtit. Mjetet e reja paguajnë më pak taksë. Ato që janë prodhuar 3 vitet e fundit nuk paguajnë taksë qarkullimi.
Florian Papadhimitri