E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sistemi financiar shqiptar i sigurt

Në një publikim për mediat BSH ka prezantuar raportin e mbikqyrjes për vitin 2011, një dokumenti i rëndësishëm ky për performancën e sistemit bankar dhe institucioneve të tjera financiare që janë subjekt i mbikëqyrjes nga BSH. Sistemi bankar në Shqipëri i është përgjigjur me sukses vështirësive të një viti sfidues duke vazhduar kreditimin dhe duke ruajtur parametrat kryesorë të shëndetit financiar. Vitin e kaluar bankat e rritën kreditimin me 15.3%, shifër që Banka e Shqipërisë e vlerëson mjaft të kënaqshme, krahasimisht me vendet e tjera, por edhe në raport me rrethanat që po përjeton sot ekonomia europiane. Pavarësisht një rritjeje të kredive të këqija në në 18.9%, në fund të vitit 2011 bankat u përgjigjën më së miri duke krijuar fondet e nevojshme rezervë. Statistikat tregojnë se afro 52% e vlerës së kredive me probleme është e mbuluar me provigjione. Nga ana tjetër, edhe mbulimi i kredisë në tërësi me kolateral paraqitet mjaft i lartë. 76% e totalit të kredisë është e garantuar me kolateral. Ç’është më e rëndësishmja, aksionerët e bankave vitin e kaluar ju përgjigjën nevojave të bankave të veçanta për rritje të kapitalit. Kjo bëri në treguesi i më i rëndësishëm, ai i mjaftueshmërisë së kapitalit, të rritej në fund të vitit 2011 në 15.6%, nga 15.4% që kishte qënë një vit më parë. Edhe vitin e kaluar rritja e kreditimit erdhi në pjesën më të madhe në sektorin e bizneseve, por nga ana tjetër kjo kategori paraqet edhe përqindjen më të lartë të kredive me probleme. Për klientët biznese, kreditë me probleme ishin në nivelin 20.6% dhe sektorët më problematikë ishin Ndërtimi, Industria Përpunuese dhe Tregtia. Inspektimet dhe kontrollet e Bankës së Shqipërisë treguan se për vitin 2011 sistemi bankar përgjithësisht veproi në përputhje me kërkesat e kuadrit ligjor dhe rregullativ.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›