Legalizimi i objekteve pa leje perfundon brenda 2013-es
Vitin tjetër në Shqipëri nuk do të ketë me asnjë objekt informal. Agjencia Uranizimit dhe e Legalizmit të Objekteve informale garanton se brenda vitit 2013 do të mbyllet problematika e rreth 240 mijë rasteve, të ndërtimeve të paligjshme. Kreu i ri i kësaj agjensie, Ardian Kollozi deklaron në një interviste për ABC Neës se po punohet me ritme të shtuara, me qëllim përmbylljen sa më parë të procesit. Sipas tij, qëllimi i agjencisë në këtë kohë është lëshimi i rreth 2500 lejeve të legalizmit për cdo javë.
Zoti Kollozi bën me dije se aktualisht janë në total 270 mijë vetëdeklarime në rang vendi, të cilat janë studiuar e përzgjedhur sipas ligjit.
Sipas kreut të ALUIZN-it, në krye të listës për lejet e munguara të ndërtimit qëndron qyteti i Tiranës e më pas qytetet e tjera urbane.
Kollozi thekson gjithashtu, se Agjencia është duke punuar me ritme maksimale, ndërsa janë marrë masa për lëshimin e faturave të legalizimit brenda dy ditëve. Sipas tij, është e nevojshme që të mos vonohet pagesa e faturës financiare.
Lidhur me objektet, të cilat janë ndërtuar pas daljes së ligjit për legalizmit, që është vitti 2006, Kollozi shprehet se këto ndërtime janë objekt i ligjit mbi të cilin funksionon Inspektorati Kombëtar i Ndërtimit. Pra, duket se këto ndërtime rrezikojnë të shemben, duke bërë të kuptohet që qytetarët nuk duhet të ndërtojnë më në bazë të inciativave private.
Sipas një studimi të Bankës Botërore, bëhet fjalë për rreth 80 mijë objekte infoamrale, të cilat janë ndërtuar pas hyrjes bë fuqi të ligjit për legalizmin e objekteve informale.