E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregu evropian reagon pozitivisht pas samitit te BE-se

Arritjet në samitin e Brukselit të liderëve europianë për veprimet konkrete në zgjidhjen e krizës europiane të borxhit kanë dhënë një ndikim direkt në tregun e aksioneve, të mallrave, të euros dhe kapitalit tjetër në rrezik.
Në samitin dy ditor i cili përfundoi ditën e premte krerët e BE-së vendosën mbi një paketë masash për të ndihmuar në reduktimin e kostove të huamarrjes së Italisë dhe Spanjës dhe të lejojnë fondet europiane të shpëtimit të injektojnë direkt kapital në bankat e trazuara europiane, duke bërë që në këto kredi të mos përfshihen qeveritë.
Në mbyllje të tregjeve dhe bursave të kësaj jave këto të fundit kanë reaguar mjaftë mirë. Këmbimi i monedhës euro ndaj dollarit amerikan u rrit në 1,9% ne 1,2686 që është edhe rritja më e madhe në tetë muajt e fundit në tregun e euros.

“Aktorët e tregut financiar dëshirojnë të jenë të parët për të ditur se në cdrejtim shkon zhvillimi, pasi po ta njohësh tregun mund të fitosh shumë para. Dhe krizat janë kohë të mira për tregun financiar, sepse në krizë ka shumë lëvizje dhe cdo lëvizje, nëse është e lartë apo nëse është në rënie është një mundësi për të fituar para”- u shpreh drejtori në Qendrën për Studime të Politikave Evropiane, Josef Janning.

Po ashtu edhe tregu i aksioneve në bursat kryesore europiane shënoi rritje për të gjitha indekset kryesore europiane si Itali, Spanjë, Francë, Greqi si dhe në tregjet përtej kontinentit. Efekti ka qenë pozitiv edhe per aksionet e bankave të Eurozonës. Aksionet e bankave spanjolle BNP Paribas, BBVA, ato të Unicredit të Italisë dhe Deutsche Bank e Gjermanisë kanë shënuar një rritje deri në 6% në ditën e fundit të sesionit të kësaj jave.
Por më e rëndësishmja është edhe ulja e kostove të financimit për bonot 10 vjecare spanjolle dhe italiane të cilat kohët e fundit kishin arritur nivele shumë të larta duke rrezikuar marrjen e ndihmës nga këto dy vende për përballimin e borxheve.
Megjithatë, shumica e spanjollëve vuajnë nga politikat shtrënguese dhe mbi vendimin e samitit për ndihmën ndaj sektorit bankar shprehin mendime të ndryshme.
Të pyetur nëse samiti i BE mund ta ndihmojë Spanjën të zgjidhë problemin e bankave qytetarët thonë;
“Unë nuk mendoj kështu. Banorët duhet të paguajnë për gabimin e bërë nga politikanët që në fillim dhe tani ata po vendosin gjithçka”-shprehen qytetarët.
“Sigurisht, bankat duhet të ruhet, por në një mënyrë të promovimit të investimeve për të nxitur zhvillimin ekonomik. Unë nuk e di nëse ndonjë veprim do të merren në këtë aspekt pas samitit BE-së. Nevojat e njerëzve duhet të jenë më të rëndësishme, por ajo që ne mund të shohim tani është vetëm shpëtimi i bankave dhe euros. Shpëtimi i njerëzve duhet të jetë më i rëndësishëm”-thonë ata.
Gjithsesi vendimi i samitit të Brukselit për krijimin e një mbikqyrjeje të vetme bankare për eurozonën mbështetur tek BQE është një hap i rëndësishëm për të shkuar drejt një bashkimi bankar europian që do të bëjë të mundur shmangien e krizave të tilla të instituteve kredituese.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›