Sistemi hekurudhor në krizë, qindra largime nga puna

Reformat e thella po prekin këtë institucion, teksa shërbimi hekurudhor në vend është në gjendje të amortizuar.
Por krahas largimeve, një pjesë tjetër e punonjësve do të paguhen me pagë të pjesshme deri në 50 për qind të vlerës. Në ndërvarjen e transportit hekurudhor do të vazhdojnë punën 1460 punonjës, por sipas drejtorit Zamir Ramadani, edhe në të ardhmen priten shkurtime të tjera.
Gjatë vitit të kaluar mbi 450 mijë udhëtarë kanë zgjedhur udhëtimin me trena, duke shënuar një rritje prej 25 mijë udhëtarë krahasuar me vitin paraardhës. Treguesit më të ulët janë regjistruar në transportin e mallrave, i cili në fund të vitit 2011 nuk e kishte kaluar shifrën e 320 mijë ton mallra.Sipas drejtorit Ramadani, problematikat e kompanive "Kurum" dhe "Seament" me CEZ shpërndarje, kanë ndikuar në uljen drastike të transporteve të këtyre kontraktuesve të mëdhenj të hekurudhës.
Negativisht ka ndikuar edhe problemet e shkaktuara nga bora në Malin e Zi, vendi nga ku kalojnë një pjesë e mirë e mallrave me trena drejt vendit tonë. /Start
2012-02-28 16:22