E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Sekreti Shtetëror” në dorën e Berishës

Bëhet fjalë për ndryshimin e varësisë së Drejtorisë së Informacionit të Klasifikuar(DISK), nga Këshilli i Ministrave në varësi të Kryeministrit.

Vendimi u mor në fillim të janarit në mbledhjen e qeverisë, ku krahas këtij institucioni u vendos që edhe INSTAT të ishte në varësisë të drejtpërdrejt të kryeministrit. Opozita i ka kundërshtuar këto propozime, me pretekstin se i gjithë pushteti po shkon në varësi të një individi.

"Ky ndryshim në ligj nuk garanton pavarësi profesionale dhe nuk lidhet aspak me përmirësimin e ligjit, por me një dëshirë politike të kryeministrit për të akumuluar sa më shumë pushtet në duart e tij. Ndryshimi ligjor bazohet në këtë filozofi, pasi kalohet nga një kontroll dhe menaxhim kolegjial në atë individual", tha deputeti Ilir Gjoni. Pas debateve, mazhoranca miratoi e vetme ndryshime e propozuara. /Start/

                                                                                             2012-02-28 16:25
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›