E Diel, 1 Nëntor 2026

Sistemi i Urgjencave fut ne sherr PD me PS Sonila Isaku

Shendetesia perplas maxhorancen me opoziten ne Komisionin Parlamentar te Shendetesise. Perfaqesuesit e Partise Socialiste ne kete institucion akuzuan qeverine se nuk eshte bere asgje per permiresimin e kushteve ne shendetesi. Mbledhja e djeshme duhet te ishte nje seance degjimore me ministrin Petrit Vasili per urgjencat, por u shnderrua ne nje debat mes deputeteve te mazhorances dhe opozites, per zhvillimet politike te dites. Ka qene pikerisht deputeti i Partise Socialiste, Eltar Deda, i cili per te disaten here behet akuzues per sistemin shendetesor ne vend. Ndersa ministri i Shendetesise ka treguar projektin e tij per zhvillimin e metejshem te ketij sistemi, Deda ka permendur rastin e Vlores, pas ekzekutimit te gjyqtarit vlonjate, Skerdilajd Konomi. “Kemi permiresuar shume sherbimin e urgjences spitalore dhe ambulatore, duke vene ne dispozicion 200 automjete per urgjencen. Nderkohe qe 20 per qind e sherbimit te urgjencave spitalore dhe ambulatore, jane te pajisur me aparatura. Do te realizojme strategjine kombetare te sherbimit te urgjences”,- ka pohuar gjate fjales se tij, ministri Vasili. Por kjo thenie e tij, ka bere qe te ndizet debati. “Rasti me flagrant eshte rasti i vrasjes se gjyqtarit ne Vlore. I demtuari, viktima, nuk mori dhe nuk pati prej 25 minutash ndihmen dhe prezencen e bluzave te bardha. Ato qe thoni, zoti minister, nuk jane te verteta, pasi te verteten e tregojne faktet. Jane koleget e tu, ata te cilet i tregojne keto shqetesime. Jane qytetaret, ata te cilet e flasin dita dites”,- ka pohuar gjate fjales se tij, deputeti i Partise Socialiste, Eltar Deda. Duke replikuar me deputetin e PS-se, Eltar Deda, per gjendjen e shendetesise gjate qeverisjes socialiste, Flamur Noka eshte perpjekur te beje batuta per kongresin e socialisteve, duke ngjallur reagimin e tyre te ashper. Nga ana tjeter, edhe deputetja Klodia Spahiu e PS-se, ka kerkuar me shume shpjegime per buxhetin 30 miliarde leke qe shpenzon shendetesia, pasi, sipas saj, ankesat e qytetareve jane te vazhdueshme. Mbledhja e komisionit ka vazhduar me debate duke cuar ne mosmiratim te strategjise per sistemin dhe reformimin e urgjencave ne vend.

Debati ne Komisionin e Shendetesise

Petrit Vasili: Sherbimi i urgjences ne te gjithe vendin eshte i pajisur me gati 200 automjete, te cilat jane shperndare ne te gjithe territorin dhe 20 per qind prej tyre, sigurojne nje ndihme me te avancuar qe ne automjet.

Eltar Deda: Rasti me flagrant eshte rasti i vrasjes se gjyqtarit ne Vlore. I demtuari, viktima nuk mori dhe nuk pati prej 25 minutash, ndihmen dhe prezencen e bluzave te bardha. Ato qe thoni, zoti minister, nuk jane te verteta, pasi te verteten e tregojne faktet. Jane koleget e tu, ata te cilet i tregojne keto shqetesime. Jane qytetaret ata te cilet e flasin dita dites.

Flamur Noka: Kongresi mbaroi. Votat i keni marre, s’i keni marre; po i numeruat, i numeruat, po s’i numeruat... Por realiteti eshte ky qe po flasim, mbi shifra. Po flasim tamam.

Et’hem Ruka: Mos diskutojme kongresin. Lerini keto debate.

Klodia Spahiu: Flisni per qytetaret jo per mua.

Flamur Noka: Shkoni dhe shikoni ku ishte QSUT-ja dhe ku eshte sot. E kishit kthyer ne nje kasaphane dhe sot po merr fytyre spitali. Ajo urgjence sot ka rilindur. Spitalet ne te gjithe Shqiperine kane qene mejhane, ndersa urgjencat i keni pas trajtuar si kasaphane.

Eltar Deda: Kur kane qene mejhane, kur kane qene mejhane? Shikoni sot sa jane te pranishme infeksionet spitalore. A je ne vete ti apo nuk je, e kontrollon veten cfare flet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›