Sistemi i prokurimeve, me probleme
13/05/2010 Raporti në Komision të Ekonomisë
Sistemi i prokurimeve elektronike në vend është shoqëruar me probleme. Avokati i prokurimeve, Altin Qoshja, gjatë raportimit në Komisionin parlamentar të Ekonomisë tha se gjatë kontrolleve që ka ushtruar ky institucion rezulton se parregullsitë me tenderat janë në nivel të lartë. “Në vendimet e nxjerra nga avokati i prokurimeve rezulton se 294 prej tyre keni mbështetur operatorët ekonomikë, problemi që ata kanë trajtuar në ankesat e tyre. Këto vendime në përkrahje të operatorëve ekonomikë i kanë nxitur ata për të denoncuar shkeljet e pretenduara nga autoritetet kontraktore gjatë zhvillimit të procedurave të prokurorimit publik. Në 143 raste kemi dhënë rekomandime për anulim procedurash nisur nga shkeljet e konstatuara për parregullsi në dokumentet e tenderit ose zhvillimit me mangësi të procedurave të prokurimit”, tha Qoshja. Ndër problemet më të mëdha që kanë rezultuar nga kontrollet e avokatit të prokurimeve janë përgatitja e dokumenteve të tenderave në kundërshtim me ligjet, mospërcaktimi i fondeve limit e të tjera të kësaj natyre.