E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajtim një vit me asistencë Albpetroli, reforma prek 1200 punonjës

Vendimi

Kompania e naftës “Albpetrol” do të kalojë sërish në proces ristrukturimi, duke u bashkuar me dy ndërmarrjet e tjera shtetërore, “Uzina Mekanike e Naftës” Kuçovë dhe ajo e Patosit. Këto ndryshime prekin numrin e punonjësve, duke i reduktuar, me të paktën 1200 vetë. Për këtë shkak, Ministria e Ekonomisë ka propozuar marrjen e disa masave për trajtimin me financiar të punonjësve që dalin pa punë. Trajtim do të përfitojnë të gjithë ata punonjës që kanë punuar një vit rresht pa ndërprerje në të tria ndërmarrjet. “Këta punonjës përfitojnë për një periudhë 1-vjeçare, pagesë pagë bruto mesatare mujore, individuale të vitit të fundit të punës. Në përfundim të kësaj periudhe, punonjësit kanë të drejtë të aplikojnë për të ardhurën nga papunësia në zyrat e punësimit”, thuhet në pikën dy të vendimit, i cili ka hyrë dje në fuqi. Fondi në total për përballimin e skemës është 600 milionë lekë, kurse pagesa ndërpritet direkt pasi përfituesi zhvillon veprimtari ekonomike. Ndryshimet në ndërmarrjet shtetërore vijnë pas marrëveshjeve koncesionare të lidhura me kompanitë private, duke reduktuar puset e naftës, që dikur menaxhoheshin nga shteti.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›