Ahtisari: Pakoja, e hartuar për në gjithë Kosovën

Ish i derguari i Organizates se Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisaari, ka thënë se pakoja e hartuar prej tij për statusin e Kosovës është për tërë territorin e Kosovës dhe jo për ndarjen e vendit. Ish-presidenti finlandez ka thënë se është duke i përcjellë vazhdimisht proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, ndërsa zhvillimet atje dy vjet e gjysmë pas shpalljes së pavarësisë i konsideron të mira.
Për mos implementimin e pakos edhe në pjesën veriore të Kosovës, Ahtisari thekson se për këtë nevojitet kohë dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë do të shtyjë proceset edhe në veri. Ai thekson se prioritet për Kosovën duhet të jetë zhvillimi ekonomik dhe se implementimi i pakos duhet të ecën përpara. “Kosova do t’i bashkohet BE-së, pasi nuk ka rrugë tjetër. Serbia duhet të mësohet me atë se Kosova është e pavarur dhe se në të ardhmen duhet të zhvillohen marrëdhënie të mira ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Ahtisaari.
ALSAT