Greqi, një prift dënohet për huliganizëm
ATHINE-Një prift grek dhe tifoz i flaktë i futbollit u ndëshkua nga Kisha Ortodokse për huliganizëm.
Prifti Hristos, tifoz i klubit PAOK, merrte pjesë në ndeshjet e klubit i veshur me rrobat e tij dhe një shall, në të cilin shkruan “Papa Paok”.
Skandali u publikua dhe në një një video të postuar në YouTube, ku prifti shante futbollistët e ekipit kundërshtar.
Komisioni i klerit e shkarkoi nga detyra priftin, i cili është në të 60-tat, dhe i urdhëroi të mos marrë pjesë në asnjë tubim sportiv.
Në kundërpërgjigjen etyre, tifozët e PAOK-ut kanë organizuar një fushatë në Facebook të titulluar “Lironi Papa Paok-un”, në të cilin deri tani janë regjistruar mbi 7.500 anëtarë.
(d.b/Evropalire/BalkanWeb)