Sistemi i ri i gradave, rrezikon dështimin nga mungesa e buxhetit
TIRANE – Kur ka mbetur edhe një muaj nga afati ligjor zbatimi i sistemit të ri të gradave në Policinë e Shtetit duket larg vënies në jetë.
Numri i efektivave që kanë marrë gradat e reja në bazë të sistemit të ri i cili hyri në fuqi në fillim të këtij viti konsiderohet minimal. Kjo është konfirmuar dje për gazetën “Panorama”, nga burime të Policisë së Shtetit të cilët kanë pohuar se, ligji i ri i për këtë institucion, ka nisur të zbatohet në mënyrë të pjesshme, për shkak se gradat nuk kanë nisur të ndahen sipas posteve dhe sipas vjetërsisë në punë. Mbi bazën e gradave të reja do të bëhet edhe vendosja e efektivave të policisë në vendet e punës. Zbatimi i sistemit të ri të gradave ka edhe efektin e kushtueshëm financiar çka është bërë edhe një nga shkaqet kryesore të vonesës. Një rol jo të vogël në këtë problem ka shkaktuar sipas burimeve edhe lënia në harresë e shumë problemeve për shkak të angazhimit në çështjen e Gërdecit nga strukturat përkatëse. Grupi i ekspertëve të këtij institucioni, ka dërguar në qeveri një projektvendim, për pagën e punonjësve të Policisë së Shtetit referuar në bazë të gradave. Vendimi që nga ajo kohë ka mbetur në sirtarë dhe duket se kjo është një nga pengesat kryesore të vënies së plotë në zbatim të këtij ligji. Ligji i Policisë është miratuar në fund të vitit të kaluar nga Kuvendi Shqipërisë në të cilin përveç fitimit të postit me konkurs dhe sipas gradës, duheshin përcaktuar edhe pagat sipas tyre. Në të lihej 6 muaj afat për vënien në zbatim të ligjit dhe vënien në zbatim të sistemit të gradave. Që nga miratimi i ligjit, afati maksimal mbetej 11 qershori i këtij viti, kur ligji duhej të kishte gjetur efektin e tij. Mirëpo që prej mbërritjes së projektvendimit të ekspertëve dhe specialistëve të Policisë së Shtetit në qeveri, për të s’ka pasur nge njeri. Pagesa sipas gradave të policisë mbetet edhe një nga pengesat e vënies në zbatim të këtij sistemi. Dhënia e gradave dhe vënia në zbatim e sistemit të ri, nënkupton edhe nisjen e pagesave sipas gradave. d.b