Sistemi master, përcaktohen kriteret
Në të gjitha departamentet e universiteteve publike që do të nisin këtë vit studimet master, janë përgatitur kriteret e hyrjes në ciklin e dytë të studimeve. Ndërkohë, ende nuk janë përcaktuar datat dhe tarifat, të cilat shumë shpejt do t`u kalojnë universiteteve nga Ministria e Arsimit. Kriteret, duket se do të jenë të unifikuara, pasi të gjitha departamentet kanë vendosur si bazë seleksionimi dosjen e studentëve për të konkurruar.
Kriteret
Të gjithë ata studentë që kanë përfunduar një cikël bachelor, do të mund të regjistrohen këtë vit në ciklin e dytë të studimit universitar, thënë ndryshe master. Komisionet e posaçme që janë marrë me përgatitjen e kritereve kanë konkluduar se dosjet do të jenë metoda më e mirë për konkurrim, ku një rol të rëndësishëm do të luajë mesatarja që ka studenti në vitet e ciklit të parë.
Në këtë mënyrë, lista e plotë e notave dhe lista e notave të profilit do të plotësohen me mjetin e identifikimit të studentit, dy letra rekomandimi dhe tarifën e regjistrimit. Këto kritere janë të përbashkëta për të gjitha universitetet. Sakaq, përzgjedhja përfundimtare do të kryhet nga komisionet e posaçme në këto degë, të cilat do të konkludojnë në bazë të rekomandimit, notës mesatare dhe intervistës me aplikantët.
Metoda në fjalë është më strikte në masterat ekzistuese sidomos në Fakultetin Ekonomik dhe në Shkollën Pasuniversitare të Studimeve Evropiane. Ndërkohë që mësohet se në Fakultetin e Shkencave të Natyrës do të jetë mesatarja që do të luajë rol më të rëndësishëm se rekomandimi dhe intervista e studentëve.
Datat dhe tarifat
Datat dhe tarifat e regjistrimit nuk janë përcaktuar ende për masterat e rinj, të sapoçelur nga Këshilli i Ministrave, për të cilat pritet kalimi i dokumentacionit përkatës nga Ministria e Arsimit në universitete. Drejtori i Komunikimit në Universitetin e Tiranës, z. Ervin Demo, tregon për “standard” se menjëherë sa të mbërrijë dokumentacioni, do të nisë edhe procedura e aplikimit për ciklin e dytë të studimeve.
“Ne jemi në pritje të dokumentacionit, dhe me të mbërritur, do të njoftohen të gjithë studentët për të aplikuar”, – tha Demo, duke shtuar se në ciklin e dytë të studimeve do të mund të aplikojnë studentë edhe nga departamentet e universiteteve të rretheve, pasi vetëm në tri universitetet e Tiranës do të ketë master. Në universitetet e rretheve janë çelur vetëm mastera mësuesie, që i lejojnë disponuesit të jenë mësues në shkollat e mesme.