E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francezët e “Soregah”, hap konkret për sitet gjeneruese në lumin Vjosë

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare njofton se një grup ekspertësh të kompanisë franceze “Soregah” e financuar me kredi të Bankës Botërore nisën punën për projektin e studimit të fizibilitetit në vlerësimin e potencialeve hidroenergjetike të lumenjve, që hedh hapin e parë konkret në identifikimin e siteve më të përshtatshme për ndërtimin në të ardhmen, të veprave energjetike. Ky projekt studimi, për gjetjen dhe vënien në eficencë të potencialeve hidrike kap shifrën e 550 mijë dollarë dhe përbën një hap të rëndësishëm në fushën e ndërtimit të burimeve energjetike, në kushtet kur aktualisht vetëm 35 % e rezervave potenciale hidroenergjetike të vendit shfrytëzohen. Në objektivin e këtij studimi është analizimi i kushteve hidrologjike, meteorologjike, gjoelogjikie, sizmike po kështu edhe vlerësimi i impaktit ambiental dhe zhvillimit social të këtyre zonave me qëllim që të identifikojë kapacitetet gjeneruese, duke përcaktuar në këtë mënyrë skemat optimale të shfrytëzimit dhe ndërtimit të hidrocentraleve në lumin Vjosë. Studimi do të fokusohet në pellgjet ujëmbledhës të lumit Vjosë, Drin (pjesa e sipërme e tij mbi hidrocentralin e Fierzës), dhe Seman duke përfshirë Osumin dhe pjesën e poshtme të Devollit si kontributor në pellgun e Semanit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›