E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sistemi shëndetësor i Obamas është kushtetues

SHBA- Gjykata e Lartë e SHBA-ve ka thënë se reforma shëndetësore e presidentit amerikan Barack Obam është kushtetuese. Gjykata mbështeti një akt të cilësuar si ‘mandat individual’ që amerikanët blejnë sigurimin ose të paguajnë një gjobë.

Sfiduesit thanë se se kongresi s’mund të detyrojë njerëzit të blejnë mallara nga kompani private. Teksa qeveria tha se sigurimi shëndetësor ka qënë ndryshe nga çdo produkt tjetër.

Një reformë e gjërë mbi kujdesin shëndetësor që shihet si një arritje e rëndësishme e presidencës së Barack Obama u përball sot me verdiktin e Gjykatës Supreme në SHBA.

Ligji i miratuar në vitin 2010 kërkon që të gjithë amerikanët të marrin sigurim shëndetësor ose të përballen me një gjobë. Konservatorët, kundërshtarë të presidentit thonë se ligji është ilegal që bie ndesh me termat e Kushtetuës Amerikane.

Gjykatësit vendosën duke hedhur poshtë pretendimet për shkurtim të mandatit të ligjit apo rrëzimit të tij. Debati mbi kujdesin shëndetësor është një çështje e polarizuar ashpër në Amerikë dhe një vendim pritet të ketë një ndikim të madh në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Zoti Obama dhe rivali i tij Mitt Romney janë vetëm pesë muaj larg zgjedhjeve presidenciale. Presidenti mban një kryesim të vogël në sondazhe por po përballet me një sfdë të ashpër nga zoti Romney dhe kundërshtarët konservatorë. Romney tha se nëse gjykata nuk e shfuqizon ligjin ai do ta shfuqizojë dhe zëvendësojë atë nëse fiton Shtëpinë e Bardhë.

Sondazhet sugjerojnë se shmë amerikanë do të ishin të kënaqur nëse ligji rrëzohet. Pasi shumë njerëz e kundërshtojnë pasi mendojnë se ai nuk do të mund të rezistojë gjatë. Ligji ka mundësuar që personat nën 26 vjeç të kenë kujdes shëndetësor duke qëndruar tek prinderit më shumë se sa lejohet.

Gjykata e Lartë në SHBA përbëhet nga nëntë gjykatës, pesë janë parë si gjykatësit konservatorë dhe katër si liberalët.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›