Kina interes ne investime ne fushen e turizmit
Nxitja e bashkepunimit ekonomik mes Kines dhe Shqiperise do te jete prioriteti kryesor ne vitet ne vijim. Keshtu deklaroi ambasadori i ri i Republikes Popullore te Kines ne Shqiperi Ye Hao gjate takimit me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli. Diplomati Ye Hao beri nje pasqyrim te projekteve qe Qeveria kineze permes ambasades ka synim te realizoje se afermi.
Se pari projektin e Bankes Kineze per Zhvillim per te financuar ne hartimin e planeve ne fushen ekonomike. Se dyti panaire te biznesit kinez me qellim ardhjen e sa me shume investitoreve nga Kina ne Shqiperi. Po ashtu edhe nenshkrimi sa me pare i memorandumit te bashkepunimit ne fushen e turizmit. Ky bashkepunim do te nxitet edhe me tej permes vizitave reciproke per shkembimet e pervojave ekonomike e pervojave kulturore si dhe hapja e Institutit te Konfucit ne Shqiperi.