E Diel, 1 Nëntor 2026

Sistemi zgjedhor drejt ndryshimit, drafti i partive të vogla firmoset edhe nga Berisha

Share

Pas kreut të PS-së, Edi Rama, drafti i partive të vogla për ndryshimin e kodit zgjedhor, është firmosur edhe nga ana e Berishës.

Pasi ka dorëzuar pranë komisioni të reformës zgjedhore këtë draft, bashkëiniciuesi i këtij propozimi, kreu i PDS-së, Paskal Milo, tha se firmosja e draftit edhe nga krerët e partive të mëdha, PD e PS është një garanci më shumë për shqyrtimin me seriozitet të draftit nga komisioni.

Fakti që u firmos nga Rama dhe Berisha është një fakt që propozimet tona do të shqyrtohen me seriozitet nga komisioni i reformës zgjedhore dhe shpresojmë që të japë një produkt serioz, që do të garantojë barazinë e votës dhe përfaqësimin e të gjitha forcave politike që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentaretha ai.

Milo e ka cilësuar një zhvillim pozitiv të klasës politike bashkimin e firmave të të gjitha partive të spektrit të djathtë dhe të majtë, për sa i përket ndryshimeve në kodin elektoral.

I gjithë dokumenti përmbyllet me firmat e 26 partive. Ky është një lajm i mire, pasi për herë të parë 26 parti bien dakort për të ndërmarr një insiativë politike që nga 1990-ta, jemi me shpresë që do të cojmë një kod zgjedhor jo vetëm të drejtë, por do të garantonte zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ky është një akt që duhet të ndërmerret edhe për vendime të tjera, që partitë duhet të marrin edhe cështje të tjera në të mirë të interesave kombëtare dhe në interes të integrimit europianu shpreh Milo.

Drafti propozon korrektimin kombëtar të sistemit zgjedhor, çka sipas kërkesës së vazhdueshme të partive të vogla, do të bënte që të barazohej vota e qytetarëve shqiptarë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›