Pezullohet nga puna gazetari, krahasoi serbët me Breivik

Gert Fylking
Gazetari i mirënjohur suedez, Gert Fylking është pezulluar menjëherë nga punë pas komentit të fortë raciste ndaj serbëve. Gjatë emisionit radiofonik që ia drejton në Suedi, i krahasoi serbët me vrasësin masiv, Andres Breivik, dhe i quajti ata derra të mallkuar.
Ai është një person kontravesal, por ndoshta kjo është gjëja më serioze që ai ka bërë në radio, ka komentuar drejtori ekzekutiv i Radios MTG, Dagens Nyheter.
Pak ditë më parë në emisionin e quajtur Bota e Gertit, ia u shpreh se shumica e serbëve janë si Breivik për shkak se i trajtojnë si heronj personat që kanë vrarë mijëra njerëz të pafajshëm.
Deklarata krijoi debat të gjerë dhe u raportuar në shumicën e medieve serbe. Ambasadori i Serbisë në Stokholm Dusan Vrnogorceviç i dërgojë një letër pakënaqësie stacionit radiofonik. /F.S/
* * *
“Shumica e serbëve janë si Breivik”
Gert Fylking, një figurë e njohur në Suedi duke diskutuar në programin radiofonik të drejtuar prej tij, për gjykimin e Andres Breivik, i cili vrau 77 persona të pafajshëm është shprehur se bota është e mbushur përplot me Breivika. Në këtë prizëm Fylking tha se serbët kanë vrarë miliona njerëz të pafajshëm dhe se autorët e këtyre krimeve në Serbi trajtohen si heronj.
Bota është e mbushur përplot me Breivika. Kemi serbët të cilët sillen si derra të mallkuar. Serbët kanë vrarë miliona njerëz dhe kanë dëbuar miliona të tjerë. Mendoni se serbët i fajësojnë ata të cilët kanë bërë një gjë të tillë? Jo. Ata i trajtojnë si heronj, është shprehur Fylking. Ai ngre një pikëpyetje duke thënë se: A e mbështet shumica e serbëve një sjellje të tillë?, ka thënë Fylking.
http://www.youtube.com/watch?v=77vyf7Fw-FE
Gert Fylking, ka lindur në Stokholm dhe është aktor, gazetar, politikan (kristiandemokrat) dhe prezantues i programit radiofonik i quajtur Rix MarronZoo. /F.Stafa/