E Diel, 1 Nëntor 2026

Aleanca Kuq e Zi në Përrenjas, qindra të rinj bëjnë thirrje për rrëzimin e qeverisë

Share

Aleanca Kuq e Zi ka mbajtur një miting në qytetin e Përrenjasit, ku janë mbledhur qindra të rinj, të cilët kanë bërë thirrje për rrëzimin e qeverisë. Në këtë tubim proteste janë hedhur parulla kundër qeverisë dhe papunësisë. I pranishëm në këtë aktivitetet ka qenë Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës KuqeZi, Myslim Pashaj si dhe kryetari i sapozgjedhur i Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Përrenjas, Myslim Karriqi, i cili prej pak kohësh është bashkuar me Aleancën Kuq e Zi dhe misionin e saj.

Gjatë fjalës së tij kryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu bëri një pasqyrë të situatës aktuale me të cilën qytetarët e Përrenjasit përballen çdo ditë. Qyteti i Përrenjasit dhe qytetaret e tij jetojnë mbi nëntokën e bekuar më pasuri të pa numëruar kurrë, pasuri e lënë djerrë nga paaftësia qeverisëse e Sali Berishës, por dhe qeverive të mëparshme, që pasi pasurojnë veten dhe familjarët e tyre u ka ardhura radha të largohen nga karrigia e shfrytëzuar e pushtetit të grabitur, u shpreh Kreshnik Spahiu para qindra aktivistëve dhe mbështetësve të Aleancës Kuq e Zi. Në premtojmë ndëshkim për të gjithë ata që me pamëshirë rrënuan dhe copëtuan pasuritë kombëtare të shqiptarëve, pasuritë e qytetarëve të thjeshtë të cilat i përdorin pa kriter vetëm për të pasuruar veten e tyre dhe mafien që i rrethon dhe mban në pushtet, deklaroi Spahiu gjatë fjalës së tij.

Në protestën e parë masive të Aleancës Kuq e Zi në qytetin e Përrenjasit mbajti një fjalë përshëndetëse edhe Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Kuq e Zi Z.Myslim Pashaj dhe Kryetari i Këshillit Bashkiak të Përrenjasit Myslim Karriqi, i cili u zgjodh në këtë pozicion pak ditë më parë nën logon e Aleancës Kuq e Zi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›