E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Niveli i shërbimit diplomatik është qesharak

Edi Rama

Shërbimi diplomatik i Shqipërisë është në nivel qesharak, ky ka qenë vlerësimi i kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, në tryezën e programit ku është diskutuar për diplomacinë. Sipas Ramës shërbimi diplomatik është kthyer në zyrë punësimi për shërbime klienteliste kjo bën që niveli i shërbimit lë shumë për të dëshiruar.

Shërbimi ynë diplomatik po kalon një periudhë të vështirë dhe po bëhet qesharak në sy të gjithë atyre bashkatdhetarëve që kanë nevojë për këtë shërbim. Shërbimi diplomatik duhet shndërruar nga një zyrë punësimi e radhës në një trup e cila ti shërbejë interesave të atdheut tonë, interesave tona publike, ti shërbejë misionit për të cilin është ngritur”, tha Rama në fjalën e tij.

Duke theksuar se shërbimi diplomatik është i lidhur ngushtë me procesin e integrimit, pasi instrumenti i shërbimit diplomatik është i pazëvendësueshëm. Lideri i opozitës ka nënvizuar se PS premton një reformë e cila nuk do të lejojë shpërdorimit të kapaciteteve njerëzore dhe profesionale në shërbimin diplomatik.

Ne do ti japim Shqipërisë dinjitet maksimal në sytë e çdo kujt që do të përballet me shërbimin tonë diplomatik. Barcaletat dhe anekdotat që prodhon sot shërbimi diplomatik duhet të marrë fund. Sfida për integrimin nuk mund të errësohet nga sjellje, komunikime, mënyra veprimi dhe ryshfete që janë bërë pjesë e shërbimit diplomatik shqiptar. PS ka të gjitha kapacitet e nevojshme për të shkruar një program reformimi për diplomacinë shqiptare, në mënyrë që Shqipëria të përfaqësohet përpara të tjerëve ashtu siç e meriton, tha kreu i PS-së. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›