E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saktësim: Nuk do të ketë konferencë për median pas takimit Clinton-Berisha

Share

Në një njoftim të djeshëm të Kryeministrisë, thuhej se Kryeministri Berisha do të zhvillojë të mërkurën, një takim, me Sekretaren e Shtetit zonjën Hillary Clinton, në përfundim të të cilit, Sekretarja e Shtetit Clinton dhe Kryeministri Berisha do të dalin në një konferencë të përbashkët për median. Ndërsa në axhendën zyrtare të znj.Hillary Clinton, të publikuar në faqen e Departamentit të Shtetit të SHBA-së (http://www.state.gov/r/pa/prs/appt/2012/04/188447.htm) nuk përmendet ndonjë konferencë për median pas takimit dypalësh Clinton-Berisha. Parashikohet vetëm një camera spray përpara fillimit të takimit. Termi anglisht camera spray (përkthimi literal: spërkatje kamere) përdoret për oportunitetin që u krijohet kamerave dhe gazetarëve të filmojnë/fotografojnë dhe bëjnë ndonjë pyetje të shkurtër para ose pas një takimi zyrtar.

E.Zaloshnja

http://respublica.al/artikuj/2012/4/25/saktesim-nuk-do-te-kete-konference-per-median-pas-takimit-clinton-berisha

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›