E Diel, 1 Nëntor 2026

Sistemi zgjedhor, juristët: Jo ndërhyrje në Kushtetutë

Juristët dalin kundër politikës për ndërhyrjes në Kushtetutë për ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Ish kreu i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata dhe juristi Sokol Hazizaj thonë se ligji themeltar i Shtetit nuk mund të preket për cështjen e sistemit dhe propozojnë si zgjidhje vetëm ndërhyrjen në ligj.

Në valën e kërkesave për ndryshimet kushtetutese, juristët apelojnë politikën të bëjë kujdes,duke i kujtuar se Kushtetuta e Shqipërisë mund të ndryshojë vetëm për cështje madhore.

Komisioni i refomës zgjedhore mbylli mandatin e tij pa marrë në shqyrtim kërkesën e 26 partive të vogla për ndryshimin e sistemit zgjedhor, por duke lënë të hapur mundësinë e ndërhyrjes në Kushtetutë për këtë cështje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›