E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lista C përfshin vendburimet dhe rezervat e reja të naftës

Erion Brace / foto arkiv

Luis Tanushi / Emirjon Senja

Debati për shitjen e Albpetrol-it mori një rrjedhë tjetër në momentin kur deputetët e djathtë propozuan ndryshime të tjera në ligj, të cilat do të miratoheshin bashkë me draftin fillestar. Propozimet e të djathtëve kishin të bënin me listën e vendburimeve në pronësi të kësaj kompanie, të cilët pas privatizimit do tu kalonin privatëve. Lista C e vendburimeve, e cila ishte edhe amendamenti i propozuara nga të djathtët nuk i kishte të përcaktuar në fakt se për cilët vendburime bëhej fjalë. Ligji ishte diskutuar prej më shumë se tre muajsh nëpër komisionet e Kuvendit i shoqëruar nga listat e vendburimeve A dhe B.

Pas miratimit të ligjit, vendburimet që do të përfshiheshin në listën C dhe që do të kalonin automatikisht nën administrimin e pronarëve të rinj të Albpetrolit do të miratoheshin me Vendim të Këshillit të Ministrave. Ishte pikërisht ky përcaktim që acaroi edhe me tepër debatin pasi të majtët akuzuan qeveria se në këtë mënyrë po tentonte të favorizonte klientë të saj duke shitur pronat publike të këtij vendi.

Deputetët e opozitës akuzuan mazhorancën se po tenton tua shesë miqve të saj të gjithë pasuritë nëntokësore, pasi nëpërmjet listës C që nuk i ka të detajuar vendburimet, mund të përfshihen vendburimet e reja. Marrëveshja midis Ministrisë dhe Albpetrolit, që quhet marrëveshja Albpetrol, nuk ka listë C, por vetëm listë A dhe B. Në listën A janë vendburimet në tokë të naftës, gazit, bitumit etj, ndërkohë që në listën B janë burimet po prapë në tokë të gazit dhe bëhet fjalë për vendburimin e Delvinës. Çfarë është lista C? Çfarë fshihet në të? Cilat janë vendburimet që janë në listën C ?-, theksoi nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erjon Braçe.

Për mazhorancën, rritja e aftësisë në fushat e menaxhimit të operacioneve të kërkim- prodhimit të hidrokarbureve , do ti japë Albpetrolit më shumë mundësi për të kërkuar dhe lobuar në tregun ndërkombëtar për tërheqjen e kompanive te tjera të kërkim- prodhimit të hidrokarbureve. Nga ana tjetër, qenia e gjithë procesit të kontraktimit (të lidhjes së marrëveshjeve hidrokarbure) nën monitorimin e organeve shtetërore (Këshilli i Ministrave, METE, AKBN), sipas mazhorancës, mënjanon rreziqet e keqpërdorimit të kësaj të drejte nga kjo kompani, tanimë me kapital privat.

“Zona e Delvinës është dhënë me marrëveshjet hidrokarbure dhe dy zona të tjera Panaja dhe Velca. Ne kërkojmë që tia rikthejmë përsëri prapë Albpetrolit me marrëveshje hidrokarbure dhe një zonë C., që është zona e Durrësit, midis Durrësit dhe Tiranës. Pra nuk ka asnjë sekret për ju dhe për gjithë shqiptarët. Dhe kjo, zoti Braçe, nuk vjen me ligjin, por do të bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave dhe pastaj do të jetë pjesë e të gjithë dokumentacionit që do të privatizohet”, tha ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Nasip Naço.

Sipas amendamentit, Marrëveshja Albpetrol”, e lidhur më 26 korrik 1993, me të gjitha ndryshimet e bëra deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji, do të qëndrojë në fuqi edhe pas përfundimit të procesit të privatizimit. Marrëveshja “Albpetrol” është një marrëveshje hidrokarbure e veçantë, ku të drejtat dhe detyrimet e parashikuara në këtë marrëveshje do të vazhdojnë të zbatohen mbi zonat e parashikuara në listat A, B dhe C.

Për zonat ku shoqëria “Albpetrol” kryen operacione e vetme, për të cilat nuk janë lidhur marrëveshje hidrokarbure me shoqëri të treta, shoqëria “Albpetrol” do të ketë të drejtën të kryejë operacione hidrokarbure kërkimi, zhvillimi, prodhimi dhe tregtimi të naftës e të gazit për një afat 25-vjeçar, i cili do të fillojë pas datës efektive të kontratës së blerjes së aksioneve të shoqërisë “Albpetrol”, sh.a., nëpërmjet një marrëveshjeje të veçantë hidrokarbure. Termat dhe kushtet e kësaj marrëveshjeje hidrokarbure do të përcaktohen si shtojcë në marrëveshjen “Albpetrol”. Përsa i përket zonave të parashikuara në listën C, afatet e operacioneve hidrokarbure për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin, qeveria do i parashikojë në marrëveshjet hidrokarbure që do të lidhë në të ardhmen duke rritur dyshimet për abuzime.

Grindje dhe eros politik

Spaho: Kur është bërë debate dy projektligjet janë trajtuar së bashku , kështu që ska kuptim të ndajmë debatin.

Topalli: Në fakt kështu e kemi bërë dhe herën tjetër, se këto vijnë si paketë

Braçe: Jo, jo, për procedurë

Topalli: Merre fjalën për procedurë, por mos bërtit

Braçe: Zonjë edhe njëherë

Spaho: Kështu i kemi bërë

Braçe: Po boll ore, boll, ulu aty na tregon ne…

Topalli: Zoti Braçe, ju tërheq vëmendjen. Gjithkush ka të drejtë të flasë.

Braçe: Tani do flasësh ti apo unë.

Topalli: Më fal dhe në shtëpi kur jemi nuk thonë ai, por themi me njerzillëk. Ka një mirësjellje në këtë botë, jo më në parlament. Ka një fije edukatë, se është turp, jemi të gjithë bashkë, njësoj turpërohemi të gjithë.

Braçe: Nëse do të flasim për edukatë, ti duhet të jesh e fundit që duhet të flasësh në këtë parlament

Topalli: I shkreti ti, je i regjistruar dhe nga mediat se çfarë nxjerr nga goja more qyqar

Braçe: Po kam ca unë të tuat të regjistruara, biles, po ti lëmë këto tani se janë me ofshama. Por, problemi është që po diskutojmë dy gjëra të ndryshme. E kuptoj se na nevojë të fshihen gjërat, pro po bëhet fjalë për pasurinë.
(ndërhyn Spaho)

Braçe: Ore do ja mbyllësh gojën apo jo?

Topalli: Unë dëshiroj që çdo deputet të diskutojë. Po nëse ka një deputet që flet pa radhë e ka emrin Braçe.

Braçe: Emrin e kam Erion, po mbiemrin e kam Braçe. Po kur ti mësosh ti emrat dhe mbiemratdo arrish në klasë të tetë.

Topalli: Po mjaft o zotëri, se si të duron ajo gruaja jote nuk e di ?! Çfarë pyetjesh ke?

Braçe: Zonjë, unë e kuptoj se ty stë duron burri, por problemi është që të durojmë ne të tjerët.

Lutaj: Shteti të paguajë naftëtarët

Deputeti i qarkut të Fierit, Piro Lutaj, shprehu shqetësimin për mospagimin e pagave dhe për gjendjen e mjeruar ekonomike të ish naftëtarëve. Privatizimi i këtij sektori, përveç dëmeve kolosale që i shkaktoi financave publike, solli për pasojë edhe goditjen fatale përreth 2 500 familje naftëtarësh, të cilat qeveria i mashtroi se pas privatizimit të Albpetrol-it, do ti trajtonte me asistencë. Prej gati 2 vjetësh u vonohet dhe zvarritet dhënia e rrogave, deri sa u është ndërprerë plotësisht, tha Lutaj. Sipas tij për vitin 2012 punonjësit e sektorit të naftës në Mallakastër nuk janë paguar dhe për vitin 2011 nuk kanë marrë pagën e 13.

Mazhoranca shet me 71 vota Albpetrolin

Nuk kanë mjaftuar as gjashtë ore debat intensiv për të shes

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›