Siti, Forlan nëse nuk merr Adebajorin
Është e pabesueshme, por e vërtetë. Emanuel Adebajor, tashmë në moshën 25-vjeçare, ka pretendime ekonomike shumë të mëdha për arkat e skuadrës së Mançester Sitit. Çfarë shifre mund të ketë kërkuar, gjë që e ka bërë të reflektojë një sheik si ai i skuadrës së dytë të qytetit të Mançesterit? Sipas gazetës "Daily Mail", nëse do të duhet të dështonte në këmbënguljen për marrjen e sulmuesit togolez, skuadra angleze do të hidhet në sulm për të marrë Diego Forlan (30 vjeç), golashënuesin më të mirë të ligës spanjolle.