Riberi: Situatë shumë e vështirë për mua
Bajerni i Mynihut e ka blinduar, por mendimet e Frenk Riberisë shkojnë në mënyrë të pashmangshme drejt Realit të Madridit. Asi francez do të donte të bëhej pjesë e projektit galaktik. Në një prononcim për "Radio Marca", Riberi është kufizuar të flasë për gjendjen e tij shpirtërore të momentit: "Gjërat nuk po ecin shumë mirë. Për mua ashtë një situatë e vështirë. Gjëja më e mirë është të flisni me menaxherin tim, Migliaçio. A preferoj të luaj te Reali apo te Bajerni? E ndjej, nuk mund të përgjigjem. Është një situatë shumë e vështirë".