Bajerni i dorëzon vendin e parë Dortmundit
Bajerni i Mynihut është mposhtur me shifrat 3-2 nga skuadra e Maincit duke humbur kështu vendin e parë në tabelën e klasifikimit, vend që u zaptua të shtunën nga kampionët në fuqi, Borusia e Dortmundit. Mainci udhëhoqi të gjithë ndeshjen deri në shifrat 3-1, ndonëse Van Bujten rindezi shpresat vetëm pak minuta nga fundi me golin e tij të dytë personal. Verder Bremen harron humbjen shokuese të një jave më parë me Borusia M′gladbah dhe fitoi dje në shtëpi përballë Shtutgartit, 2-0. Ndeshja u dominua nga vendasit të cilët arritën të shënojnë vetëm në pjesën e dytë. Goli i parë u realizua nga Aron Hant në minutën e 57-të. Për t’i vënë vulën fitores mendoi mbrojtësi brazilian, Naldo me golin e tij të minutës 67-të. Me këtë fitore Verder Bremen ngjitet në vend të katërt me 26 pikë, duke kaluar Shalke 04, ndërsa Shtutgarti mbetet në vend të shtatë me 21 pikë.
Bundesliga – Java
Rezultatet
Të premten
Këln – Borusia Munshengladbah 0-3
Të shtunën
Hofeinhem – Freiburg 1-0
Borusia Dortmund – Shalke 2-0
Nurenberg – Kaizerslautern 1-0
Herta Berlin – Bajer Leverkusen 3-3
Augsburg – Volfsburg 1-0
Hanover 96 – Hamburg 1-1
Dje
Verder Bremen – Shtutgart 2-0
Mainc 05 – Bajern Mynih 3-2