E Hënë, 2 Nëntor 2026

Milani kërkon Huande Ramos

Sipas zërave më të fundit, flitet se ekipi italian është i interesuan për ish-teknikun e Seviljes, Totenhemit dhe Realit të Madridit.
Pas humbjes së turpshme në derbi ndaj Interit, drejtuesit e Milanit janë duke menduar për një zëvendësues për trajnerin brazilian Leonardo. Lajmi bëhet nga e përditshmja spanjolle "As".
Sipas saj, Huande Ramos ka marrë një telefonatë nga Milano, në të cilën drejtuesit e klubit kuqezi e kanë pyetur spanjollin nëse është i gatshëm të drejtojë Milanin.
Ramos refuzoi një sërë ofertash nga disa klube ruse dhe ukrainase gjatë merkatos së verës, duke shprehur interesin e tij për të drejtuar "Djallin".
Megjithëse ende nuk është marrë një vendim, nëse tekniku aktual Leonardo nuk arrin të marrë rezultate të mira në ndeshjet e ardhshme, atëherë ai do t'i ketë ditët e numëruara në krye të pankinës kuqezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›