E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka: Dua të qëndroj edhe 2 vjet me Realin

Pavarësisht se aventura e tij te Real Madrid nuk ka shkuar ashtu siç pritej, që kur u transferua nga Milani, Rikardo Kaka nuk ka ndërmend të largohet nga skuadra merengues, duke larguar kështu zërat për një rikthim të tij në Brazil. Kjo edhe për faktin se te Reali i Madridit trajner mund të jetë Ançeloti, një trajner që ai e njeh shumë mirë, madje duke fituar trofe te Milani. Sipas 31-vjeçarit, rikthimi në atdhe nuk është një prioritet dhe se ai dëshiron të qëndrojë edhe për dy vjet të tjerë te Real Madrid. 
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›