Platini i irrituar me Realin Por masa do te jete vetem gjobe
Skena e lojtareve te Realit te Madridit ne fundin e ndeshjes kunder Ajaksit te Amsterdamit e vlefshme per Champions League ne grupe nuk i ka pelqyer aspak UEFA-s. Mishel Platini eshte shprehur i pakenaqur per ndeshkimin e dyfishte vullnetarisht te Ksavi Alonsos dhe Serxhio Ramos dhe tashme edhe pse ende nuk eshte hapur asnje hetim premton se dicka mund te ndodhe. Asnje artikull i Rregullores Disiplinore te UEFA-s sikurse kujton edhe Gazzetta Dello Sport nuk parashikon sanksione ne lidhje me ndeshkimet vullnetare me kartone por artikulli 5 i lidhur me ndershmerine sportive mund te futet ne kete valle. Por rastet precedente nuk jane inkurajuese ne kuptimin e plote te fjales ka ndodhur ne te kaluaren qe lojtaret jane ndeshkuar me deshire per te munguar ne nje ndeshje te kote te skuadres se tyre dhe me pas thjesht jane ndeshkuar me nje gjobe simbolike. Gjobe qe sigurisht do te mund ta marrin edhe dy futbollistet e madrileneve. Por per kualifikime me te gjata as nuk behet fjale. Reali i Madridit eshte i autorizuar ti drejtohet TAS-it te Lozanes Gjykates Nderkombetare Sportive dhe UEFA do te rrezikonte te gjendej perpara nje pengese edhe me te veshtire per tu kaluar. Do te ishte me produktive ndoshta te mesojme nga eksperienca dhe te gjejme nje mundesi zgjidhjeje duke marre masa te rrepta qe skena te tilla te shmangen per te ardhmen. Pra shpikja e Murinjos duket se kete here do te mund tia hedhe lehtesisht edhe pse shkaktoi polemike jo te vogel.