Situata Kosovë-Serbi mbetet shpërthyese
Përveç Bosnjës, situata ndërmjet Serbisë e Kosovës mbetet një pikë shpërthyese për rajonin, shkruajnë në numrin e sotëm të gazetës "Wall Street Journal" senatorët amerikanë, Xhin Shahin dhe Xhorxh Vojinoviç.
Sipas tyre, ëndrra për një Evropë të bashkuar nuk mund të arrihet pa një rol udhëheqës të Serbisë në rajon.
"është meritë e drejtuesve të Serbisë që kanë dëshmuar angazhim ndaj institucioneve evropiane. Megjithatë, dallimet rreth Kosovës mbeten një pengesë e fuqishme në përparimin e mëtejshëm. Përderisa Prishtina e Beogradi kanë mosmarrëveshje, është thellësisht jorealiste të shpresosh për një zgjidhje krijuese, pragmatike e të qëndrueshme, që më së miri do të mbronte dhe do të përmirësonte jetën e të gjitha grupeve etnike në rajon", shkruajnë Xhin Shahin dhe Xhorxh Vojinoviç në numrin e sotëm të gazetës "Wall Street Journal".
Të dy këta senatorë kanë vizituar së fundi edhe Kosovën, si pjesë e turneut të tyre ballkanik. "Evropa dhe Amerika kanë mundësinë që t'i ndihmojnë vendet e Evropës Juglindore të realizojnë ëndrrat e veta. Edhe më e rëndësishme është të realizojmë vizionin tonë për një Evropë të bashkuar e në paqe. Nuk është koha të mos jemi të vëmendshëm ndaj këtij qëllimi", përfundon shkrimi i senatorëve amerikanë.