Spërkaten me gjak zyrat e qeverisë në Tajlandë
Protestuesit kundër qeverisë në kryeqytetin e Tajlandës Bankok kanë hedhur gjak brenda ndërtesës së qeverisë në një akt të sakrificës simbolike.
Pas negociatave me forcat e sigurisë, një numër i vogël protestuesish u lejua të derdhë një sasi gjaku të dhuruar më herët nga protestuesit, numri i të cilëve kishte arritur në disa dhjetra mijëra vetë të mbledhur për të protestuar.
E ndërsa ata bënë një gjest të tillë, protestuesit po ashtu mallkuan qeverinë.
Ata thanë se kjo qeveri erdhi në pushtet në mënyrë të paligjshme dhe duheshin bërë zgjedhje. Qeveria nuk ka pranuar të japë dorëheqjen.