Situata doli jashte kontrollit kur policia sulmoi me gaz e uje
Ndreu shprehet se ende nuk eshte thirrur nga prokuroria per ngjarjen e 21 janarit por thote se do te shkoje e do te tregoje atje ato qe di dhe ka bere nese kjo i kerkohet. Duke analizuar ngjarjen e te premtes se shkuar para kryeministrise Ndreu fajeson drejtuesit e gardes dhe policise se shtetit te cilet nuk kishin marre masat per nje
mbarevajtje te demosntrates se lajmeruar me pare. Ne rolin e nje eksperti policor ai shprehet se gjate kohes qe ai sherbente ne strukturat e larta te Policise se Shtetit dhe pse manifestimet e PD-se kane qene me te shumta ne numer por dhe ne dhune asnjehere nuk ka pasur te plagosur apo viktima asnjehere nuk jane perdorur armet luftarake. Ndreu shprehet se demonstrata e 28 janarit do te jete e qete ndersa qeveria sduhet te provokoje me takime gjeneralesh apo komandash te specializuara. Une mendoj se po por kjo nuk varet vetem nga ne. Varet dhe nga qendrimi qe do te mbaje qeveria pasi me kete sjellje qe ben Kryeministri me organet ligj-zbatuese eshte nje sjellje e palogjikshme. Nuk mund te shkosh tek forcat e armatosura dhe te mobilizosh ushtrine apo per ta vene ate ne gatishmeri shprehet Ndreu.
Prokuroria e Tiranes ka derguar flete-thirrje edhe per personin tuaj per tu paraqitur e per te dhene deshmi ne lidhje me ngjarjet e 21 janarit. Keni dijeni ju per kete
Tek une nuk ka mberritur ndonje flete-thirrje nga ana e Prokurorise. Une kete e kam lexuar tek gazeta Panorama dhe me ka bere pershtypje sensibiliteti i ketij fakti. Deri tani nje lajmerim i tille nuk ka ardhur por edhe nese lajmerohem nga Prokuroria une do te shkoj me kenaqesi te plote qe te jap shpjegime per cfare di dhe ka ndodhur ate dite.
Ju keni qene ne brendesi te demonstruesve ate dite por eshte aluduar se ju keni organizuar turmen madje dhe per thirrje per sulm me arme. Si eshte e verteta ku keni qene ju ne momentet e acarimit te demonstrates
E para kam degjuar direkt dhe indirekt interpretime te shumellojshme per mua dhe disa persona te tjere. Une vazhdoj ti degjoj me neveri. E gjithe alibia qe duan te ngrene rreth nje organizimi me pjesemarrjen e Pjerin Ndreut apo ndonje tjetri per grusht shteti apo marrje institucionesh me dhune jane pallavra te cilat nuk i merr per baze njeri dhe i dine vetem ata qe i artikulojne. Une kam marre pjese ne demonstrate si drejtues i PS-se se Tiranes. Kam qene si gjithe te tjeret e kam ndjekur situaten gjate gjithe ecurise se saj. Besoj se dhe policia e ka te qarte rolin tim ne ate demonstrate pasi ka analizuar me imtesi me objekt konkret emrin tim te gjitha kasetat e saj qe kane filmuar te gjithe demonstraten dhe ku e verteta eshte ne driten e diellit dhe smund te manipulohet. Ka nje qellim per te vene ne rolin e organizatorit te asaj situate mua dhe disa te tjere por e verteta eshte krejt ndryshe. Ne kemi qene vazhdimisht ne rolin e qetesuesit. do interpretim tjeter ka qellime te caktuara dhe per te mbuluar vrasjen e 3 njerezve te pafajshem. Ndiej keqardhje per disa ish-kolege te mi tashme ne pune qe gabojne e mendojne se mund ta gjejne Pjerin Ndreun duke sulmuar policine. Kurre nuk do te ndodhe. Ajo qe kam pare te qarte eshte se perdorimi i dhunes me gaz lotsjelles dhe uje ka filluar ne kohen kur intensiteti i veprimeve te turmes ka qene shume i ulet ka qene me kepuce me banderola cadra dhe ne ate moment akoma nuk ka qene konturuar vendosja e njerezve. Njerezit po vinin vazhdimisht dhe une vete ne ate moment kam qene para dy kullave kur policia shpertheu me gaz lotsjelles dhe uje. Ky veprim i pamatur dhe i pastudiuar i policise kur nuk kishim nje irritim te asaj shkalle qe te justifikonte keto mjete ka nxjerre jashte kontrolli situaten e cila ka agravuar dhe degjeneroi deri ne veprime te dhunshme. Une nuk mbeshtes asnje veprim te dhunshem vazhdoj te jem nje ithtar i mosveprimeve te dhunshme dhe kam ndikuar sa kam pasur mundesi qe dhuna te mos agravohet. Por e fundit qe mund te me kishte shkuar ne mendje ishte perdorimi i armeve ne turme. Kurre ndonjehere nga pervoja ime policore ne nuk na ka shkuar ne mendje perdorimi i armes as nga policia ashtu dhe nga Garda e Republikes. Mos harrojme se PD ka bere mbi 20 manifestime te tilla me nje intensitet dhune shume here me te madh se kjo kur ne protesten Nano ik protestuesit kane hyre ne katin e pare te Kryeministrise dhe askush nuk ka vepruar me arme dhe askush nuk eshte vrare.
Si ish-drejtues i larte i Policise se Shtetit ku gaboi policia dhe cili ishte provokimi i policise sipas jush
E para policia hyri dhunshem ne veprim qe ne momentet e para te shfaqjes se disa veprimeve nga turma shoqeruar me gaz lotsjelles dhe uje. Per mua kjo eshte e papranueshme. Tjeter eshte futja e makines pa forca shoqeruese. Kjo mund te conte ne rrembimin e makines nga protestuesit dhe tu kthehej policeve ne bumerang. Jane bere veprime aspak profesionale. Tjetra perdorimi i gazit lotsjelles duke demtuar dhe vete policet te cilet dolen jashte sherbimi per disa minuta. Gjithashtu dhe zbrazja e ballines se Kryeministrise nga policia per mua konsiderohet si nje gracke per te terhequr protestuesit ne nje kurth per te sulmuar godinen e Kryeministrise. Policia kishte mundesi qe ti zevendesonte me efektiva te tjere ato forca qe u demtuan nga gazi i vete policise. Kryeministria nuk duhej te lihej vetem nen kontrollin e Gardes por duhet te kishte dhe nje kordon policie per ta mbrojtur ate.
Po rolin e forcave speciale si e vleresoni ate dite
Ajo qe duket qarte eshte perdorimi i dhunes se shfrenuar ne fund te demonstrates. Ajo qe vihet re eshte drejtimi i gjithe operacionit ne tre duar badigarde te Sali Berishes komandanti i Gardes i cili ka qene badigard i Berishes badigardi aktual dhe nje nga drejtuesit e forcave te nderhyrjes se shpejte qe ka qene edhe ai badigard i kryeministrit. Pra merret ne dore nga tre persona qe drejtojne gjithe operacionin ne menyren me te dhunshme dhe me perdorim armesh luftarake.
A kishte hapesira perdorimi i armeve nga ana e Gardes se Republikes
Ne ajer Garda mund te perdorte armet e saj me fisheke manovre por e patolerueshme dhe e denueshme perdorimi i fishekeve luftarake ndaj protestuesve. Ky eshte nje precedent i papare dhe nuk ka ndodhur as ne 1992 as kur u rrezua busti i Enverit nga policia e Ramiz Alise. Nuk gjejme asnje rast precedent kur gjuajne ndaj turmes dhe vriten njerez qe ishin jashte rrethimit te Kryeministrise. Vriten tre njerez me nje begraund teper normal. Me thoni se cfare precedenti penal kishin tre te vraret E dini se Hekuran Deda qe u vra kishte 3 mije leke ne xhep dhe ai nuk ishte as simpatizant dhe as anetar i PS Ata votonin rregullisht familjarisht Partine Demokratike por kishte dale per shkak te varferise dhe papunesise qe ka pllakosur familjen e tij. Madje ai nuk ka qene i thirrur nga ne ne proteste. Ai ka ardhur vete ashtu sic e ka ndjere.
Si ekspert i policise gjate kohes qe patem dhe viktima pati nje intensitet te madh zbrazjesh armesh e perjashtoni mundesine e nje gabimi njerezor nga ana e gardistit apo mendoni se eshte dhene urdher per te qelluar
Une nuk marr persiper te gjykoj gjera kaq te imta teknike ato i dine drejtuesit. Por fakti qe ne oborrin e Kryeministrise jane gjetur mbi 100 gezhoja te fishekeve luftarake te perdorur nga Garda e Republikes nuk eshte e rastesishme. Fakti qe u thyen xhama tek Dy Kullat dhe ne fasaden e godines se Kuvendit jane gjetur shenja plumbash dhe xhama te thyer nga armet e Gardes tregon se armet luftarake jane perdorur masivisht dhe fati ka ndihmuar qe skishim me shume viktima pas gjithe atij arsenali te perdorur. Me tregoni nje shenje plumbi ne murin e kryeministrise Nuk ka asnje. Te zene ne faj nga ekzekutimet e tipit diktature mundohen te gjejne gjenerale e ushtare te organizuar ne turme. Kjo eshte me shume se banale.
Ju jeni pare gjate nje kohe te gjate ne perpjekje per te larguar turmen nga dera e Kryeministrise. Jeni lidhur me drejtues te PS se si mund te organizohej qetesimi i situates
E para une dhe shume deputetet te tjere Arben uko Artan Gaci Paulin Sterkaj drejtori i Policise Bashkiake etj. jemi angazhuar ne vazhdimesi per te qetesuar turmen. Nese e shikoni ne pamje kam qene une qe kam kontaktuar me ata qe sulmuan deren e hekurt te Kryeministrise dhe i kam kthyer mbrapsht. Pra kemi bere ceshte e mundur. Ne asnje rast Pjerin Ndreu nuk ka qene ne rolin e nxitesit por vetem ne rolin e qetesuesit. Nuk kem pasur asnje komunikim telefonik me drejtuesit sepse telefonat kane qene te bllokuara nga Garda e Republikes. Asnje telefon ne turmen e demonstruesve nuk ka punuar ne ato ore. Historite me sms dhe drejtim nga distanca jane qesharake.
Ka garanci se protesta e 28 janarit do te jete e qete dhe pa dhune
Une mendoj se po por kjo nuk varet vetem nga ne. Varet dhe nga qendrimi qe do te mbaje qeveria pasi me kete sjellje qe ben Kryeministri me organet ligj-zbatuese eshte nje sjellje e palogjikshme. Nuk mund te shkosh tek forcat e armatosura dhe te mobilizosh ushtrine apo per ta vene ate ne gatishmeri. Nuk behet grusht shteti me cadra dhe shkopinj. Sulmet e diteve te fundit nga Kryeministri tregojne se kjo qeveri ka marre fund. Por ne do dalim dhe do te nderojme viktimat qe humben jeten padrejtesisht duke protestuar ne menyren me paqesore te mundshme dhe kjo eshte detyrim per respektin e jeteve te humbura.
Ka akuza nga maxhoranca se individe qe goditen policine me shkopinj ishin trajnuar me pare nga PS. Cili eshte mendimi juaj
shte dramatike kur degjon keto xhevahire idiote se deri ku ka shkuar shkalla e dizinformacionit qe pretendohet tu serviret publikut vetem e vetem qe te mbulojne fajin e pariparueshem te vrasjes se njerezve. Edhe njehere me duhet te them se ndiej neveri tashme per kete qeverisje qe thashethemin disinformacionin papergjegjshmerine hajdutllekun injorancen dhe mungesen e humanizmit i ka ngritur ne sistem. Kurre nuk ka ndodhur dhe as nuk ka per te ndodhur qe te trajnohen njerez qe te sulmojne institucionet. Me sa duket Saliu dhe shpura e tij na ngaterrojne me veten dhe menyren se si jane sjelle ata me shume se njehere me institucionet shqiptare.
ARISTIR LUMEZI