E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, starton përpilimi i listave

09/03/2009  Përfaqësuesit e PD-PS janë përfshirë në një fazë të re të procesit zgjedhor

Publikimi zyrtar i kandidatëve për deputetë pritet të bëhet muajin e ardhshëm

Dy partitë kryesore në vend: Partia Demokratike dhe ajo Socialiste, janë përfshirë në fazën më të rëndësishme të procesit elektoral: në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë që do të konkurrojnë në garën e ethshme për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Edhe pse nuk ka emra zyrtarë për kandidatët që do të jenë pjesë e listave për secilën parti, burime pranë këtyre dy partive japin disa opsione të mundshme mbi përbërjen e tyre. Sikundër dihet tashmë, listat e kandidatëve do të jenë të veçanta për secilin qark. Të dyja këto parti kanë startuar përpilimin e këtyre listave, gjë që mund të sjellë jo pak pakënaqësi brenda radhëve. Kjo jo vetëm në rastet kur mund të ketë përjashtime të deputetëve aktualë nga lista e kandidatëve, pra që nuk do të kenë mundësinë e rikandidimit, por dhe në varësi të numrit rendor që do të ketë gjithsecili në këtë listë. Megjithatë, nga ajo çfarë është bërë e ditur deri tani është vënë re se disa prej deputetëve aktualë që do të kenë mundësi të garojnë për një tjetër mandat, do të konkurrojnë në zona të ndryshme nga ajo që kanë përfaqësuar deri tani në legjislativ. Një lëvizje e tillë pritet të ndodhë për deputetin aktual të PS-së Pandeli Majko, i cili do të drejtojë betejën politike për PS-në, duke qenë në krye të shtabit elektoral në Qarkun e Kukësit. Pra, do të transferohet nga Korça. Gjithashtu largohet nga Elbasani, ku ka mbështetjen në elektorat, pasi atje është zgjedhur si deputet për disa legjislatura, edhe deputeti socialist Namik Dokle, pasi është zgjedhur në krye të shtabit elektoral të Qarkut të Durrësit. Por përballë tij do të jenë në krye të fushatës për PD-në Gazmend Oketa dhe Gjergj Lezhja, të dy zyrtarë të lartë të mazhorancës. Betejën politike në Qarkun e Dibrës për PS-në do ta drejtojë zëdhënësja e kryesisë së kësaj partie Mimi Kodheli, ndërsa për PD-në Njazi Kosovrasti. Për PS-në në Berat do ta drejtojë betejën elektorale Erion Braçe bashkë me Marko Bellon, ndërsa nga PD-ja do të jetë ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, e zgjedhur prej Berishës për të drejtuar zgjedhjet e PD-së në këtë qark. Bashkë me Bregun në Berat do të jetë në krye të fushatës edhe Edmond Spaho. Duhet theksuar se këto do të jenë dhe kandidatët për deputetë të këtyre partive për zgjedhjet parlamentare.

Kandidatë të PD-së

Qarku i Tiranës

Sali Berisha

Majlinda Bregu

Gjergj Bojaxhi

Bujar Nishani

Astrit Patozi

Edi Paloka

Shaban Memia

Besnik Mustafaj

Ferdinand Shehu

Tritan Shehu

Juela Meçani

Grid Rroji

Qarku i Durrësit

Gazmend Oketa

Hajdar Kovaçi

Flori Bajramaj

Avni Hoxha

Armand Teliti

Osman Metalla

Ndriçim Babasi

Gjergj Lezhja

Florion Mima

Ilir Goci

Qarku i Elbasanit

Lulzim Basha

Suzana Guxholli

Aurel Bylykbashi

Myqerem Tafaj

Dashamir Sula

Luan Skuqi

Luçiano Boçi

Omer Stringa

Qarku i Shkodrës

Jozefina Topalli

Astrit Bushati

Arenca Trashani

Ramiz Çobaj

Ahmet Omi

Maxhid Cungu

Bujar Hoti

Qarku i Gjirokastrës

Genc Ruli

Ylli Asllani

Bexhet Çobani

Mimoza Çobo

Spartak Dërrasa

Glori Hysi

Qarku i Korçës

Ridvan Bode

Ilir Rusmali

Edmond Spaho

Elfrida Zefi

Selami Xhepa

Mariana Zaçe

Qarku i Beratit

Agron Musaraj

Genc Pollo

Nestor Tereska

Thoma Rumnici

Ferdinand Pone

Mehmet Xheka

Edmond Kazazi

Ylli Hysi

Qarku i Vlorës

Bujar Leskaj

Petraq Milo

Ardian Kollozi

Qarku i Kukësit

Aleksandër Biberaj

Jemin Gjana

Flamur Noka

Qarku i Lezhës

Preç Zogaj

Aldo Bumçi

Pal Dajçi

Qarku i Fierit

Fatos Beja

Ilir Bano

Sokol Olldashi

Qarku i Dibrës

Sali Shehu

Raim Kaleci

Premtim Kryemadhi

Kandidatët e PS-së

Qarku i Tiranës

Andis Harasani

Shpëtim Idrizi

Ermira Danaj

Besnik Bare

Eduard Shalsi

Ermelinda Meksi

Blendi Klosi

Musa Ulqini

Qarku i Fierit

Kastriot Islami

Rajmonda Stefa

Ylli Bufi

Arta Dade

Qarku i Lezhës

Lindita Nikolli

Albert Cakoni

Gjovalin Kadeli

Ylli Manjani

Shkëlqim Cani

Qarku i Durrësit

Gazmir Bizhga

Namik Dokle

Ethem Ruka

Qarku i Korçës

Ben Blushi

Fatmir Xhafaj

Alfred Dalipi

Qarku i Vlorës

Eva Allushi

Arben Isaraj

Besnik Dervishi

Arben Malaj

Eltar Dedaj

Qarku i Shkodrës

Ilir Beqja

Mimoza Hafizi

Ledi Shamku

Tom Doshi

Zef Çuni

Qarku i Beratit

Erion Braçe

Marko Bello

Fidel Ylli

Qarku i Elbasanit

Valentina Leskaj

Taulant Balla

Qarku i Dibrës

Mimi Kodheli

Ardit Kaja

Sadri Abazi

Qemal Minxhozi

Qarku i Gjirokastrës

Gramoz Ruçi

Stefan Çipa

Vangjel Tavo

Auron Tare

Qarku i Kukësit

Pandeli Majko

Erion Duraku

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›